Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
ISMAIL QEMALI EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
ISMAIL QEMALI EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
ISMAIL QEMALI EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


ISMAIL QEMALI

2 posters

Shko poshtë

ISMAIL QEMALI Empty ISMAIL QEMALI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Sep 01, 2011 8:01 am

Ismail Qemali

Udhëheqës i shquar i lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Kryeministër i parë i Shqipërisë.
Lindi në Vlorë më 24janar1844, në një familje me tradita patriotike . Gjyshi ë tij Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht nga guvernatori turk i Janinës, sepse përkrahu kryengritjen për pavarsinë e Greqisë. I jati i Ismail Qemalit, Mahmut Bej Vlora ishte një ndër krerët e kryengritjes shqiptare kundr Tanzimatit, që caktonte një sistem të ri taksash dhe shërbim ushtarak të detyrueshëm. Për këtë veprimtari ai u internua në Kania të Anadollit, ndërsa familja në Selanik. Në këtë kohë Ismail Qemali ishte 5vjec

. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, kurse në Janinë kreu gjimnazin Zosimea. Para se të shkonte në gjimnaz, ai njihte turqishten, greqishten e re, italishten dhe frëngjishten.
Mbas mbarimit të gjimnazit shkoi në Stamboll për të studjuar për drejtësi, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare. Filloi lidhjet dhe bashkëpunimin me njërëz të shquar të administratës osmane si dhe me patriot shqiptar. Duke studiuar ai punon si përkëthyes në ministrinë e jashtme të Perandorisë.
Për kulturën e gjërë që kishte fituar, për zgjuarsinë dhe shpirtin ndërmarës, atë e çmonin dhe e ngarkuan me detyra të rëndësishme në administratën osmane. Kjo ishte njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte se aftësitë dhe idetë e tij përparimtare kishin ngjallur cmirë, xhelozi dhe frikë.
Shquhet për pikpamjet e tij liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkëatdhetarëve të tij, por edhe për të lehtësuar sado pak gjëndjen e vështirë të popujve të shtypur të Perandorisë, si dhe për të përhapur kulturën dhe dijet shkencore.
Caktohet si guvernator në Varna të Bullgarisë, ku krijoi kastat e kredis agrar, një ndërmarje financiare e re për perandorinë osmane, por që ndihmoi shtresat e varfëra të popullit. Këtu ai priti për vizitë edhe perandorin austriak, Franz Josef. Më vonë caktohet si guvernator në Konstanë të Rumanisë ku shpalosi një faqe tjetër të kulturës së tij. Zbuloi dhe rindërtoi ujësjellësin romak.
Por zbatimi i reformave demokratike çuan në konflikt me rethet konservatore të Stambollit. Dënohet nga porta e lartë me 7 vjet internim.
Me ndihmën e miqve të tij aratiset dhe pas ndryshimeve politike e emërojnë Guvernator të Përgjithshëm në Liban. Më vonë e zgjedhin në postin e Presidentit të Komisionit të Danubit ku njihet dhe bëhet mik me personalitete të shquara të Europës.
Për bindjet e tij përparimtare, i bëjnë disa herë atentate, të cilave u shpëton mrekullisht në saje të zgjuarsis dhe fatit të tij. Megjith presjonet e mëdha ai nuk hoqi dorë asnjëher nga bindjet e tij.
Kur i propozuan, së fundi, në prill të vitit 1890, të merte postin e Qeveritatit të Përgjithshëm të Tripolitanis, miqtë e tij e njoftuan fsheurazi se ky ishte një kurth për ta riinternuar përsëri. Atëher Ismail Qemali vendos përfundimisht të braktis Turqin dhe me një anije angleze largohet nga Stambolli e mbrin në Athinë. Këtej e tutje të gjitha energjitë e tij do t’ja kushtonte çështjes shqiptare. Filloi udhëtimin në shumë vende për të aritur qëllimin atdhetar që i kishte vën vehtes.
Shkon në Romë ku takohet me arbëresh dhe mbetet i habitur me njohjen e gjuhës shqipe nga i pari kryeministër i Italis së re, arbëreshit Francesko Crispi. Pas Italisë kalon në Gjenevë ku qëndron ca kohë. Këtu njërzit e Sulltanit kërkojnë ta zhdukin.
Lë Gjënevën dhe bashkohet me Faik Konicën për të bashkëpunuar në gazetën e tij "Albania". Ndërkohë shkon në Londër për të marë pjesë në varimin e Mbretëreshës Viktoria. Këtu shfrytëzon rastin për të diskutuar çështjen shqiptare me personalitete të ndryshme të skenës politike të kohës. Prej këtej e shohim në Egjypt të takohet me emigrantë shqiptar ku gjen përkrahjen e tyre të plotë. Qarqet qeveritare të Egjyptit e spiunojnë te Sulltani dhe ai e dënon me heqjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë, në munges.
Ishte koha kur në lëvizjen patriotike shqiptare, sidomos jashtë vendit, mbizotronte mendimi, se për shqipërinë ishte më mirë një autonomi nën perandori se sa një shtet i pavarur dhe i dobët që do të bëhej pre e fqinjëve më të fuqishëm dhe më të përkrahur. Ismail Qemali pranonte si hap të parë ndryshin e perandorië në një federatë të madhe, pak a shumë si ajo zvicerjane, ku cdo popull të regullohej në mënyrë autonome në bashkësi ekonomike dhe politike të përbashkët. Ky ishte nje koncept tepër modern për ato kohra, nje lloj largpamësie dhe parapërgatitje për Europën e Bashkuar.
Në Kongresin e Manastirit (nëntor 1908) ai u paraprin vendimeve të këtij kongresi duke kërkuar përdorimin e shkronjave latine në alfabetin e gjuhës shqipe. Një gjë e tillë ishte karakteristikë e tij si udhëheqës largpamës. Se çfar peshe kishte kultura dhe mendimi i Ismail Qemalit duket edhe në një veprim paradoksal të Sulltanit. Më 22 korrik 1908 i ngarkuari me punë i Turqisë në Paris, i drejtohet atij me një telegram personal të Sulltanit, i cili i kërkonte këshillë Ismail Qemalit se si duhet të vepronte para kryengritjes së Turqëve të Rinj. Ismail Qemali e këshilloi pa hezitim Sulltanin që të shpallte kushtetutën, gjë që Sulltani e pranoi të nesërmen.
Në dhjetor të vitit 1908 me gjithë luftën që i bënë autoritetet, u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit në parlamentin Osman, ku së bashku me grupin e deputetëve patriot, mbrojti interesat e kombit.
Në qershor 1911 së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë, hartuan memorandiumin historik të Greces, i cili ishte programi më i kompletuar tek i cili mëshiroheshin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për shpalljen e autonomis së Shqipërisë.
Në fund të vitit 1911 ai mer nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, ndërkoh shkon në Stamboll për të bindur qeverin osmane që ti jepte Shqipërisë autonomin.
Në këtë kohë intensifikon takimet me qeveritë europiane dhe me bashkësitë shqiptare jashtë vendit, duke mbajtur në të njëjtën kohë lidhje të ngushta me udhëheqesit politik dhe ushtarak në Atdhe.
Më 5nëntor 1912 në mbledhjen e Bukureshtit ku vendosej fati i Shqipërisë, mer pjesë dhe Ismail Qemali. Pas rezolutës së kësaj mbledhje, Ismail Qemali vajti në Gjenevë ku takohet me ministrin e punëve të jashtme, Berchtold dhe me ambasadorin e Italisë, Avarna, tek te cilët gjeti mbështetjen që priste.
Më së fundi arin me guxim dhe largpamësi të kërkoi pavarsinë e Shqipërisë, me te gjitha mjetet, mbasi e sheh se nuk ka rrugë tjetër. Ndërkohë njoftoi në Atdhe se do të shpallej pavarsia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi fatet e Atdheut.
Nëpërmjet Triestes, me anijen Brunn, mbrin në Durrës ku gjen një situatë të vështirë. Ushtria sërbe po i afrohej Durrësit.
I shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati, Pandeli Cali, Qazim Kurt Gjirokastra etj ai e pa të arsyeshme të merte rrugën për në Vlorë.
Në Vlorë kryesoi mledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarsin e Shqipërisë. Po ashtu me krijimin e Qeverisë së Përkohëshme zgjidhet kryetar i saj. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonse në kushte mjaft të vështira, mori një varg masash në fushën ekonomike, të ndërtimit shtetëror e kulturës kombëtare. Në të gjitha veprimet Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe dipllomat largpamës. Por politika e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve reaksionare të cilat u përpoqën dhe e rëzuan atë në janar 1914.
Edhe pas dorhëqjes së Qeveris së Vlorës, Ismail Qemali nuk do të reshte së punuari për Shqipërin dhe mbrojten e popullit shqiptar.
Më 11korrik1914, ai u bëri thirje vendeve europiane të mbronin popullin shqiptar dhe teritoret e vendit nga masakrat dhe zaptimi grek. Përpjekjet e tij vazhdojnë në të gjitha drejtimet, por gjen pengesa të pafundme të fuqive europiane si dhe të elementëve egoist e tradhëtar brenda vendit.
Më 15janar 1919 ai i dërgoi një memorandium kryeministrit italian Orlando që të nisej për në Paris të merte pjesë në Konferencën e Paqes. Memorandiumi është me të vërtet një kryevepër e dipllomacisë dhe provë e atdhedashurisë së paepur të këtij burri të madh. Por memorandiumi ariti me vones dhe Orlando nuk ariti të njihej me të.
Më 22janar 1919, mbërthyer nga ankthi për rezultatet e Konferencës së Paqes ai shkruan: "Sot është dita vendimtare për Shqipërinë. Do të ngjallemi apo do të vdesim". Mendon dhe harton plane për realizimin e qëllimit të vet dhe të gjithë patriotëve të tjerë për një Shqipëri të bashkuar, demokratike dhe të zhvilluar.
Më 23janar 1919, përgatitet për një konferencë shtypi në hotelin Brufani në Peruxhia të Italisë, ku ishte i detyruar të jetonte, por pak çaste pasi filloi konferenca pëson një hemoragji cerebrale. Mbas tre ditësh më 26janar 1919 në orën 23:30 mbylli sytë në moshën 75 vjecare.


Si e helmuan në Peruxha të Italisë Ismail Qemalin

Ka qenë ora 10:20 minuta e datës 24 janar të 1919-ës, kur Ismail Qemali donte vetëm tre ditë të mbushte plot 75 vjeç, doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në një sallon hoteli në Peruxha. Hyrja e tij në sallën e mbushur me mbi 100 gazetarë dhe fotoreporterë i befasoi të gjithë të pranishmit që kishin mbi dy orë që prisnin diplomatin e njohur të Shqipërisë. Ndërsa ecte për t´u ulur në tavolinën në krye të sallës, në fytyrë i fashitet një çehre e verdhë që sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumë minuta dhe disa të dridhura i mbërthyen trupin. Askush nuk po pipëtinte, vetëm plaku mjekërbardhë, që megjithë gjendjen që po kalonte, gjeti forca për të folur. Nga goja i dolën vetëm pak fjalë dhe dukej qartë që ai po mundohej t´i lidhte me njëra-tjetrën. Në atë çast kërkoi ndihmë nga i biri Qamili, të cilin e mbante pranë vetes si sekretar. I kërkon që të shkojë në tualet. I biri, duke e kapur për krahu, u kërkoi të falur gazetarëve të pranishëm dhe mori hapat drejt derës së tualetit. Aty mësohet se sa vuri këmbën për t´u drejtuar te lavamani filloi të shkumëzonte dhe të dridhej më shumë. Ajo gjendje nuk zgjati shumë. Në pak çaste zemra e tij pushoi së rrahuri. I biri del para gazetarëve ku u komunikon lajmin se i ati, të cilin para pak çastesh e kishin në tavolinën përballë, tashmë nuk jetonte më. Ajo situatë ishte e rëndë për të gjithë. Aty dhimbja njerëzore i kaloi kufijtë.

Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit. Ai donte të denonconte krerët e diplomacisë italiane, në atë kohë kur në Paris diskutohej fati i Shqipërisë dhe ata kishin mundur ta hanin në besë. Megjithatë, për çudinë e tij, ajo konferencë ishte organizuar nga të tjerët. Nuk u mësua asnjëherë se kush i kishte thirrur gazetarët. Plakut 75-vjeçar i kishin thënë se media kishte interes të dëgjonte nga ai se përse në ato momente nuk ndodhej në Konferencën e Paqes në Paris. E këshilluan që të hante mirë pasi në atë konferencë shtypi do t´i duhej të fliste gjatë. Pikërisht pas ushqimit nuk vonoi shumë, ai doli në sallën e takimit dhe në atë moment jeta e tij filloi të shuhej. Këto janë momentet e fundit të jetës së njeriut që është njohur historikisht si kryeministri i parë i shtetit shqiptar. Ndërkohë që opinioni është njohur me shumë hollësi dhe detaje të jetës diplomatike të plakut të mençur, mund të jenë shumë pak ata që i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytë. Pikërisht për ato çaste redaksia e gazetës "Panorama", duke hulumtuar në shumë dokumente dhe dorëshkrime të dosjes së Ismail Qemalit në A.Q.SH. dhe duke u mbështetur në dëshmitë gojore të njohësve kopetentë, ka arritur të zbardhë historinë kur plaku diplomat mbylli sytë. Një dëshmi të plotë për gazetën ka qenë edhe ajo ish-komandantit të Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit të Nëndetëseve të Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili është edhe vëllai i Edipit. Këta dy vëllezër djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanë pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
"Më hëngrën në besë!" bërtiti Ismail Qemali sapo zbriti në Peruxha të Italisë. Ai ishte nisur për një vizitë urgjente në Romë, me ftesë të autoriteteve më të larta të vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Kjo kishte ndodhur pas një kërkese këmbëngulëse të tij, nëpërmjet një telegrami të nisur për këtë qëllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte që të ndihmohej nga përfaqësuesit e Italisë, të cilët do të ndërhynin pranë autoriteteve më të larta të Konferencës së Paqes që mbahej në Paris, për të mundësuar që delegacioni shqiptar të shtohej edhe me tre përfaqësues të tjerë. Ndërsa Ismail Qemali kishte marrë përgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtëm, Sonino e prisnin në Romë, ai pa humbur kohë u nis për të realizuar takimin e kërkuar nga i cili shpresonte të dilte me rezultate pozitive në favor të Shqipërisë. Por befasisht dhe çuditërisht diplomati 75-vjeçar nga Shqipëria u përball sapo zbriti në Peruxha me përgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtëm kishin shkuar në Konferencën e Parisit për të cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do të thoshte që ai jo vetëm se nuk do të ndihmohej edhe me tre delegatë të tjerë, por madje as ai vetë nuk do të merrte pjesë në të. Diplomati shqiptar u bind menjëherë se bëhej fjalë për një dredhi të pastër politike pikërisht nga ata që ai i kishte konsideruar miq të vendit të tij, por që tashmë kishin marrë iniciativën për ta izoluar. Tronditja që pësoi pas marrjes së lajmit të papritur, se ishte mashtruar që ishte thirrur në Itali, ishte e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare, prandaj edhe klithma e tij "Më hëngrën në besë!" doli shpërthyeshëm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atë muaj në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqësisht do të hynte fuqishëm dhe dhimbshëm në historinë e mëvonshme të Shqipërisë. Aty do të vendosej edhe fati i saj.

"Sot është dita vendimtare për Shqipërinë", shkruante Ismail Qemali në fillim të atij muaji. "Do të ngjallemi ose do të vdesim". Nën zjarrminë e një patriotizmi të jashtëzakonshëm që i kishte mbërthyer qenien, kishte kohë që luftonte me të gjitha mundësitë dhe format për të ndikuar mbi konkluzionet e konferencës për të cilat ai ishte i interesuar që të ishin sa më afër interesave të bashkëkombasve dhe atdheut të tij. Për të arritur këtë qëllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. "Sikur të kisha të holla,- vazhdon më tej në ditarin e tij të atyre ditëve Ismail Qemali, - do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm. Por në marrëveshje me qeverinë italiane e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëj një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore dhe jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika të shkojmë në Paris të gjithë së bashku për t´i propozuar konferencës kërkesat dhe të drejtat e Shqiptarëve".

Qemali i dErgon telegram kryeministrit Orlando
Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali i dërgon një telegram urgjent, të shkruar në gjuhën frënge. Një kopje të asaj letre ia dërgoi edhe ministrit Sonino. Ja çfarë shkruhej në të:

"Shkëlqesisë së tij Orlando, Kryetar i Këshillit të Ministrave Romë.
Përveç ndjenjave të mia të admirimit personal me cilësinë e përfaqësuesit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave u kam kushtuar gjithë jetën time, ndjej detyrën t´i besoj shpresat e mia për lirinë e vendit tim në mbështetjen dhe në mbrojtjen e lartë të Italisë…… I lutem shkëlqesisë Tuaj t´i marrë në konsideratë serioze këto lutjet e mia duke më transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhëzimet tuaja".


Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencë nga Ismail Qemali ka arritur në Romë pikërisht mbrëmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vërtetohet se është regjistruar më 19 janar. Pas kësaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtëm në Romë, për të marrë pjesë në takimin e kërkuar nga vetë ai, ku do t´i ndodhte edhe tragjedia më e madhe; do t´i merrej jeta.

Kur shkon ne Peruxha vendoset ne "izolim"
Sa zbriti në Peruxha të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apopletike gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur "Më hëngrën në besë!". Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t´i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në një kohë që në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë, ai të mos merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar.

Pa e kerkuar vete, iu organizua nje konferencE shtypi me gazetaret
Pavarësisht se diplomati shqiptar nuk mundi të shkonte në Paris, loja e parapërgatitur mbi të do të ndiqej deri në fund. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27 kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Vdes para gazetarEve
Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t´i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më.

ItalianEt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar
Peripeci të tjera ishin planifikuar për trupin e pajetë të diplomatit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Ismail Qemali. Pas vdekjes së tij, çuditërisht në mbarë kancelaritë diplomatike të botës pati një sensibilizim të veçantë. Për vetë jehonën e madhe që pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin që ai kishte vdekur në vendin e tyre, donte t´i bënte "nderimet" që meritonte një diplomat i atij rangu. Ata vendosën që trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kërkesë dhe ai interesim i palës italiane bëri që trupi pa jetë i Ismail Qemalit të qëndronte plot dy javë në Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytë.

12 shkurt 1919 trupi pa jetë i Qemalit mberrin ne Vlore
Me gjithë përpjekjet e palës italiane dhe shumë peripeci të tjera që dolën pas vdekjes së Ismail Qemalit, djemtë e tij nuk reshtën së u përpjekuri që babanë e tyre ta sillnin në Vlorë, e cila e priste me padurim për ta varrosur në lartësinë madhështore të Kaninës. Vdekja e tij në atë kohë kishte tronditur mbarë kombin dhe grupe të shumta shqiptarësh, të ardhur nga të gjitha trevat, po përqendroheshin në Vlorë për t´i bërë nderimet e merituara diplomatit të famshëm. Së fundmi gjithçka u bë realitet. Ishte pikërisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme italiane mbërriti në portin e vogël të Vlorës. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe së fundmi me anijen e posaçme italiane. Sipas bashkëkohësve të atyre momenteve, siç ishin vetë djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut të tij, Safet bej Vlorës bëhet e ditur se hyrja e arkivolit në Vlorë ka qenë tepër emocionuese. Të qarat e njerëzve dhe shkrepjet e armëve shkaktuan një gjendje emocionale të papërshkrueshme. Gjithë rrugët, kodrat dhe çdo gjë nxinte nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme në atë varrim, i cili, ashtu siç ishte menduar në atë kohë u bë pikërisht në lartësitë dominante të Kaninës.
Konkretisht për ato momente, në shënimet e Safet bej Vlorës, të gjendura në dosjen e posaçme të Ismail Qemalit në Arkivin Qendror të Shtetit shkruhet:

"Nëse e matim madhështinë e një personazhi politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Gjatë ceremonisë së varrimit të tij, asnjë fshatar dhe asnjë qytetar nuk mbeti në shtëpi. Të gjitha faqet e maleve dhe të brigjeve gjatë rrugës së kortezhit funeral ishin plot me njerëz. Qe një apotezë madhështore e mbarë popullit, pa përjashtim, ndaj një tribuni që i shërbeu vendit të tij deri në frymën e fundit".


Historia e fundit e jetës së Ismail Qemalit

Ishte janari i vitit 1919. Diplomati i shquar shqiptar, Ismail Qemali atë muaj mbushte plot 75 vjeç. Në atë periudhë ai kishte angazhimin më të madh diplomatik që mund të kishte pasur ndonjëherë në vitet e tij të fundit. Pikërisht në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë vendeve të botës zhvillonte punimet konferenca e madhe ndërkombëtare e njohur si "Konferenca e Paqes". Në atë konferencë me fuqi vendimmarrëse, do të diskutohej edhe çështja e Shqipërisë. Kjo do të thoshte që plakut të pavarësisë i duhej të ndërmerrte një angazhim të jashtëzakonshëm, që për moshën e tij do të thoshte mundim dhe sfilitje. Objekt kryesor i tij ishte lëvizja diplomatike dhe përpjekja për punimet e Parisit. Për këtë gjë i duhej patjetër që së bashku me delegacionin shqiptar të shtonte edhe tre delegatë. Ata delegate, sipas tij, i nevojiteshin që të bënte më të favorshëm dhe më prezent problemin e Shqipërisë. Për këtë qëllim vendosi të kërkojë ndihmë te fqinji perëndimor i vendit të tij, Italia, e cila për hir të së vërtetës, deri në atë periudhë, kishte qenë aleate e rregullt në mbështetje të çështjeve diplomatike që kishin të bënin me Shqipërinë. Në bazë të planit të studiuar mirë dhe për të realizuar qëllimin e tij, Ismail Qemali, pikërisht në 15 janar të atij viti (1919), i dërgoi një telegram urgjent kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë. Me anë të atij telegrami ai u kërkoi autoriteteve italiane një takim të menjëhershëm duke i parashtruar edhe temën që do të bisedonte. Nuk vonoi shumë dhe nga brigjet e Italisë u kthye menjëherë përgjigjja. Autoritetet e larta të atij vendi i shkruanin se ishin dakord për takimin e kërkuar dhe se ishin të predispozuar për të kontribuar në ndihmën diplomatike që kërkonte ai si diplomat historik i Shqipërisë. Ismail bej Qemalin e prisnin në Romë. Pas kësaj, ai niset për në Itali. Por s´ishte e thënë që ajo iniciativë e Ismail Qemalit të përfundonte ashtu si u nis. Sapo zbriti në Peruxha u njoftua se kryeministri dhe ministri i Jashtëm, të cilët i kishin bërë ftesën, nuk ndodheshin brenda vendit, por ishin nisur për në Konferencën e Parisit. Dhimbja e shkaktuar nga ai lajm qe e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare. Pak ditë më pas, pikërisht më 24 janar 1919, kur ai donte edhe tre ditë të mbushte 75 vjeç, ndërsa rrinte me djemtë e tij në një nga hotelet e Peruxhas, pikërisht në një konferencë për shtyp, ai del para gazetarëve të grumbulluar në hollin e hotelit. Nuk kaloi shumë, kur papritmas i fillojnë tronditja trupore dhe shkumëzimi. Largohet menjëherë nga holli, por nuk zgjat shumë; gjen vdekjen e menjëherëshme. Pas dy javësh peripeci, djemtë e tij arritën ta sjellin trupin e pajetë më 10 shkurt në Vlorë. Dy ditë më vonë, në orën 10:00 të 12 shkurtit 1919 u bë varrimi i jashtëzakonshëm i diplomatit, emri i të cilit do të vendosej në themelet e shtetit shqiptar.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ISMAIL QEMALI Empty Re: ISMAIL QEMALI

Mesazh nga Dardania Sat Dec 03, 2011 11:16 am

ISMAIL QEMALI Ismail_QemaliIsmail Qemal Bej Vlora lindi më 16 janar 1844Vlorë në një nga familjet e mëdhaShqipërisë së Jugut. Ishte i biri i Mahmud Bej Vlorës dhe Hedije Libohovës, vdiq në Itali24 janar të vitit 1919. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë.





Fëmijëria


Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Selanik. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1851, kur i jati i tij u fal, së bashku me familjen u kthye në Vlorë, ku përfundoi mësimet fillore. Më 1855 Mahmud beu, «fisnik dhe idealist», siç e quan Eqrem bej Vlora, e rregjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea», në Janinë, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janinë, me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.
ISMAIL QEMALI 300px-Ismailqemal01 ISMAIL QEMALI Magnify-clip
Ismail Qemali në moshë të re



Fillimet e karrierës në administratën shtetërore


Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1866 u vendos në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Në vitin 1876, kur u bë kryeministër Mithat Pasha, Ismail Qemali, që kishte bashkëpunuar me të edhe në të kaluarën kur ishte guvernator në provincën e Danubit, mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall në dhjetor 1876. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mithat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkepunetor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë me radhë si guvernator në provinca të ndryshme të Perandorisë dhe u caktua gjithashtu anëtar i Këshillit të Shtetit. Gjate kesaj periudhe, i ngarkuar nga sulltani per te hetuar gjendjen nderkombetare te vendit, Ismail Qemali kerkoi prej tij disa here me radhe qe te zbatonte reforma ne Perandorine Osmane. Në shkurt të vitit 1897, duke qënë guvernator i Tripolit, i paraqiti Abdyl Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave. Ai propozonte që të zbatoheshin me ngutësi reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t'u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së ciles duhej t'i bëheshin ndryshime e përmirësime që t'u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltaneve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes. Said Pasha, ish-kryeminister i Turqise, shkruante ne kujtimet e tij (me 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t'u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise.

Arratisja nga Perandoria


Disa dite pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia së bashku me tre djemtë e tij të vegjël. Në fillim shkoi në Athine, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u vendos ne Londer, ku qendroi per nje kohe me te gjate. Në Athinë dhe në ndonjë vend tjetër Ismail Qemali pati takime edhe me personalitete politike e shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të. Arratisja e Ismail Qemalit beri pershtypje te madhe ne Turqi e ne Evrope, prandaj sulltani qysh ne ditet e para te largimit te tij beri disa percapje per ta terhequr ne Stamboll duke i premtuar poste te ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi. Ne emigrim iu kushtua teresisht veprimtarise politike ne dobi te Levizjes Kombetare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptarë të tjerë, mori pjesë në levizjen e turqve te rinj, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit që kerkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë. Në Bruksel bashkepunoi me Faik Konicen, duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, "Albania" (1897-1909). Me pas nxori ketu gazeten e vet "Le salut d'Albanie" (Shëndeti-lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë). Programin e vet politik per Levizjen Kombetare Shqiptare Ismail Qemali per here te pare e shfaqi publikisht ne intervisten qe i dha gazetes se njohur italiane "Tribuna", me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor te po atij viti ai botoi ne revisten "Albania" thirrjen (Vëllezërve shqiptarë!) drejtuar gjithe shqiptareve, ne te cilen paraqiti edhe njehere pikepamjet e veta per levizjen shqiptare. Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t'u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t'u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak te rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkodër, në Kosovë, në Manastir e në Janinë, e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare. "Ne,- shkruante ai,- duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne. Ismail Qemali e shihte te ardhmen e shqiptareve, te cilet,- siç shprehej ai,- në gjak kanë mbetur gjithmonë evropianë, vetëm po te futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian. Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart.

Rikthimi si deputet, aktiviteti patriotik


Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në parlamentin osman. Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në këto kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. NZhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të "Aleancës ballkanike" e që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia). U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.

Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin "Kontinental" të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli.

Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim. Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacioni shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me diplomatë Austro-hungarez. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë z.Graf Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë evropiane. Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit. Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën shqiptare. Me 13 nëntor nis një telegram nga Viena sa vijon: “Përpara së Premtes jemi në Durrës. Të mbledhurit e Delegatëve në Durrës ose Vlorë është krejt i nevojshëm. I ftoni të gjithë, deri sa të vijë unë mbani qetësinë dhe bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua fare”. Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”,i deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje". Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Isamail Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri. Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës. Delegacioni në krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditësh të qëndrimit në Durrës, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca dhe pas shumë peripetive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë.

Shpallja e pavarsisë

ISMAIL QEMALI 300px-Ismailqemal02 ISMAIL QEMALI Magnify-clip
28 nëntor 1912



Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ku ndër Burrat e fortë erdhën Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë), dhe Sali Butka (që thuhet të ketë marrë në mbrojtje Vlorën). U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.

Nga tërheqja e trupave në mënyrë spontane nga fronti mes Meçovës e Bezhanit (Krahina e Gerbenasë, sot në Greqi) me urdhër t'oficerëve, çoj në masakrimin e 4,500 trupave shqiptare,- të marrë nizamë. Nga ky ekzekutim i dezertorëve me urdhër të Xhavit Pashës, shifër që ca burime e çojnë deri në 7,000 djem, u humb një pjesë e madhe e djalërisë së jugut me një manovër të çuditshme e njëkohësisht fodulle, që ushqehet me idenë se mes mbretit Jorgji e Ismail Qemali kishte një plan, nga i cili andartet greke do merrnin gjithë jugun. Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë teritor, Llogara-Mifol. Ismail Qemali jo vetëm në gjyqin ushtarak që iu bë për komplotin me majorin Beqir Grebeneja (i cili përfaqësonte edhe turqit e Thesalisë) nuk dha shpjegime “për shkak të sekretit shtetëror e ushtarak”, por asnjëherë nuk ia tregoi historisë disa “marëveshje të fshehta”, se si mbante lidhje të mira me komandantët e armatave turke e sidomos me kryekomandantin Kara Seid Pasha në Berat dhe me Esat Pashën e Janinës, se si e ndihmonte ushtrinë turke me ushqime, armatime etj, se si emocionohej aq shumë kur lexonte letërkëmbimet me Kara Seidin, që ia sillnin korierët nga Berati përmes Mallakastrës dhe se si kishte ardhur edhe deri në ShënGjin për t’u takuar me Hasan Riza Beun, por ky as e begenisi. Duke u kapur pas paragjykimeve fetare të fshatarësisë dhe faktit që lufta drejtohej kundra princit të krishterë Wilhelm Widit, agjentët xhonturq u munduan t’i jepnin lëvizjes karakterin e luftës për mbrojtjen e islamizmit. Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi, pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.

Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të majorit Beqir Grebenesë, dhe pushtetin ia "dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919.

Vitet e fundit të jetës

ISMAIL QEMALI 300px-Ismailqemal03 ISMAIL QEMALI Magnify-clip
Vlorë, Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skultorit Odhise Paskali



Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me kolonitë shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920. Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t'i ipte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit».

Ceremoni e Varrimit dhe rivarrimit


Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. «...Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,- shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,- duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme... as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit...”.

28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, në një varr monumental, vepër e skulptorit Odhise Paskali, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”.

Pasardhësit e Ismail Qemalit


Më 1864, siç shkruan edhe veë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhëshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi «kontratën e martesës» sipas të cilës, nga pikpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. «Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi». Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë: gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et'hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi