Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Burimi..... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Burimi..... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Burimi..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Burimi.....

Shko poshtë

Burimi..... Empty Burimi.....

Mesazh nga Dardania Sun Sep 25, 2011 12:16 am

Burimi..... 280px-Istog_City Burimi..... 140px-Burim_Municipality_Logo.svg

Burimi, (gjatë sundimit serb i njohur si Istogu), është qytet në Kosovë dhe ndodhet në rafshin e Dukagjinit dhe bënë pjesë në regjionin e Pejës.


Artikulli kryesor Historia e Burimit
Kjo hapsirë ku sotë gjendet Burimi sipas arkeologëve ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta. Kështu në rrethinën është gjetur një varrëse punuar nga zejtarët Dardanë, koha e punimit nuk dihet mirëpo dihet që vegëza 15 centimetra e gjatë, paraqet një harkë (simbol i dhëmbit të syrit) dhe feçkë të derrit të egër.[1] Ky punim është bërë nga brnzi dhe është i mshefur diku nga serbët apo kisha serbe.

Formimi i rrethit të Burimit

Rrethi i Burimit në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Burim, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Burimit përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Burimit me qendër në Burim, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajt.

Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Burimit i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Burimit, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë.

Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Burim e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Syrigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Burimit. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit.

Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Burimit dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav.

Rrethi i Burimit si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate Sllovene. Më 1913 Rrethi i Burimit ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Burimit ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë.

Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Burimit.




Artikulli kryesor Gjeografia e Burimit
Burimi zë pozitën më veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Merr frymë çlirshëm nga të gjitha anët. Nga veriu e ndajnë kreshtat e maleve të larta të Moknës, maja më e lartë e të cilave, Maja e zezë, shtrihet në lartësi deri në 2.155 metra. Pjesa fushore është tokë e plleshme dhe përshkohet nga tre lumenj relativisht të mëdhenj për kushtet e Kosovës. Lumi më i madh që kalon nëpër këto anë është Drini i Bardhë. Burimi i këtij lumi krasik është ndër burimet më të mëdha në Kosovë, nga i cili rrjedhin 30 m3 ujë në sekondë. Nga burimi i Lumit të Burimit, që ndodhet në afërsi të qytetit të Burimit, rrjedhin 3 m3 në sekondë, sa gjyma e këtij uji buron edhe nga burimi i Lumit të Vrellës. Pos këtyre lumenjve, në kohë të shirave janë të pasur me ujë edhe lumenjtë më të vegjël, si Bujena, Kujafçi, Shushica, Përroni i Sudenicës e ndonjë përrua tjetër me burim krasik. Fusha e gjerë që shtrihet ndërmjet këtyre lumejve është mjaft pjellore dhe me florë e faunë të vrullshme dhe me klimë të kënaqshme, mezokontinentale që është e përshtatshme për kultivimin e drithrave, të perimeve dhe të pemëve. Fusha shtrihet në kuotat më të ulta të lartësisë mbidetare në Kosovë, vetëm afër 350-400 metra. Përmes luginës së Drinit të Bardhë edhe këndej rrahin rrymat e ngrohta të klimës mesdhetare. Ndeshja e këtyre rrymave të ajrit me kreshtat e maleve të larta të Moknës ndoshta ka kushtëzuar që në Burim të fryejë era më e fortë e veriut në Ballkan. Kjo erë di të fryejë ndonjëherë me rrëmbim edhe deri në 150 km në orë, me ç'rast rrëzon edhe kulme shtëpish. Karakteristikë e kësaj ere të fortë është se frynë vetëm përgjatë rrëzes së bjeshkëve dhe në thellësi të fushës nuk hyn më shumë se dhjetë kilometra. Frynë përgjatë gjithë bjeshkëve, të thuash prej Runikut e deri në Radavc, e më e fuqishmja është në Burim dhe në fshatrat e tija më të afërta. Ka pasur raste që ka rrëzuar edhe shtëpi të ndërtuara nga materiali i fortë prej guri dhe tullash. Ky është një fenomen i rrallë natyror që nuk është studjuar deri sot.

Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më [url=http://sq është dëshmuar se në Burim muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 ºC, ka qenë janari, ndërkaq muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë mesatare 22,2 ºC


Edituar për herë të fundit nga Dardania në Sun Apr 12, 2015 2:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burimi..... Empty Re: Burimi.....

Mesazh nga Dardania Sun Sep 25, 2011 12:20 am

Fshatrat




  1. Baja
  2. Banjica (Banjëza)
  3. Belica
  4. Bellopoja
  5. Cerrca
  6. Cërkolezi
  7. Carralluka (Fushëmira)
  8. Dobrusha (Drenusha)
  9. Dragoleci
  10. Dreja
  11. Dubova E Vogël (Driloni I Vogël)
  12. Dubrava (Drejana)
  13. Gurrakoci
  14. Gusari
  15. Istogu
  16. Istogu I Poshtem
  17. Kaliqani
  18. Kamenica (Temali)
  19. Kashica (Drinasi)
  20. Kërnina
  21. Koshi
  22. Kovraga (Krasniqaj)
  23. Lubova (Thana)
  24. Lubozhda (Nëngurra)
  25. Lluga (Verrishta)
  26. Llukafci I Begut (Begaj)
  27. Llukafci I Thatë
  28. Mojstiri
  29. Muzhevina (Muzakaj)
  30. Orrobërda (Arbana)
  31. Osojani
  32. Padalishta (Pemishtja)
  33. Polana (Fushëpali)
  34. Prekalla
  35. Prigoda
  36. Rakoshi
  37. Staradrani (Dasam)
  38. Studenica (Gurrasi)
  39. Suhogërlla (Syrigana ))
  40. Shalinoci (Shala)
  41. Shushica (Gashaj)
  42. Syneja
  43. Tomoci
  44. Trubuhovci (Osmanaj Niti)
  45. Tuqepi
  46. Uça
  47. Veriqi (Vërrini)
  48. Vrella (Tedeli)
  49. Zabllaci (Frashni)
  50. Zallci
  51. Zhakova (Dardha)

Kultura



Para masave shtypëse serbe (1990 - 1999), komuna e Istogut ka pasur pesë biblioteka publike me një numrër prej gjithsejt 48.070 libtrash. Biblioteka kryesore ka pasur 29.440 libra, derisa degët në Vrellë, Banjë, Gurrakoc dhe Rakosh kanë pasur 18.630 libra. Gjatë pastrimit etnik të luftës serbe, librat e kësaj komune, po ashtu, kanë përjetuar shumë dëmtime. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy biblioteka në Rakosh dhe Vrellë dhe ka dëmtuar librat dhe inventarin në bibliotekat e tjera. Në këtë komunë janë shkatërruar gjithësejt 26.990 libra.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi