Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Prejardhja e Lahutës EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Prejardhja e Lahutës EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Prejardhja e Lahutës EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Prejardhja e Lahutës

Shko poshtë

Prejardhja e Lahutës Empty Prejardhja e Lahutës

Mesazh nga **Dardane** Mon Sep 26, 2011 4:27 pm

Nga Ramadan Sokoli

Në Shqipërinë Veriore lahutë quhet një vegël muzikore me një kordë,prej qimesh kali,së cilës i bihet me hark; ndërsa në Shqipërinë jugore llahutë quhet një vegël tjetër e gjinisë kordofone,e pajisur me katër palë tela,të cilëve u bihet me pendëz. Pra,pavarësisht nga emri i përbashkët,kemi të bëjmë me dy vegla të ndryshme si për ndërtimin e tyre,ashtu edhe për mënyrën e përdorimit, veçoritë e tingëllimit,prejardhjen ose historikun e tyre etj. Pa u zgjatur rreth burimit dhe ndryshimeve që ka pësuar ky emer gjatë kalimit të kohës,në këtë shkrim do të ndalemi kryesisht rreth lahutës së Shqipërisë veriore.
Malësorët tanë e përdorin me ëndje këtë vegël dhe e dëgjojnë me vëmendje kur shoqëron këngët e trimërisë nga epika jonë historike ose baladat dhe rapsoditë e epikës sonë legjendare. Lahuta përdoret në ato krahina të Shqipërisë Veriore ku këndohen këngët e kreshnikëve,domethënë nëpër trevat mbi lumin Drin. Nepërmjet shtegëtimeve blegtorale të malsorëve tanë kjo vegël ka zbritur deri në jugun e Lezhës. Kurse nepër krahinën e Matit e të Dibrës nga njëra anë deri në rrethin e Krujës e nepër malësitë e Tiranës nga ana tjetër, përdoret një variant i lahutës (“laurija”) me dy,tre ose katër tela,të cilët nxjerrin tinguj nëpërmjet fërkimit me hark. Një vegël e tillë përdoret gjithashtu nga arbëreshët e Greqisë.Përhapja gjeografike e këtyre dy veglave nuk është e kufizuar vetëm nepër krahinat e Shqipërisë Veriore dhe verilindore. Vegla muzikore pak a shumë si lauria dhe lahuta jonë ( e cila përfaqëson tipin më të hershëm të veglave kordofone me hark) përdoren nga disa popuj të afërt e të largët. Të tilla janë psh “gusla” e sllavëve jugorë që banojnë në vargmalet Dinarike,apo “ravanastroni” i Indisë,gjithashtu “kobizi” i Kazakistanit,”hixhaku” i Uzbekistanit dhe i Armenisë,”komisi” i Kirkizisë,”Uhr-Sieni” i Kinës,”rebabi” i Arabisë,”ceravali” i Etiopisë etj. Po kështu e afërt me laurinë tonë është “lira” e disa krahinave të Greqisë,apo “lirica” e Bullgarisë e Maqedonisë. Gjithë këto vegla kan pak a shumë të njejtin ndërtim dhe të njejtën mënyrë përdorimi. Por kjo nuk do të thotë se ato kan gjithashtu të njejtat shprehi muzikore. Padyshim midis këtyre veglave ka lidhje origjine ose “farefisnie”. Rreth prejardhjes së tyre studiuesit kan shprehur mendime të ndryshme. Disa thonë se ideja për nxjerrjen e tingujve nepërmjet fërkimit të kordave me anë të harkut paska lindur në kohën e lashtë nga imitimi i sharrës ose nga vetë harku i shigjetës. Kjo është vetëm një hamendje. Historikisht dihet se kultura e vjetër egjiptiane,asiro-babiloneze,greko-romake etj. nuk ka pasur vegla muzikore me hark. Ndërkohë studimet muzikologjike më të përparuara e kan flakur tezën antihistorike të prejardhjes së veglave kordofone me hark nga Skandinavia apo nga India dhe kan provuar me argumente se djepi i tyre është Lindja e Mesme,kryesisht Persia. Së andejmi këto vegla janë përhapur gjatë shekujve nepër shumë vise të Azisë,Evropës dhe Afrikës. Me sa duket shtegëtimi i tyre për në Evropë ka filluar pas shekujve VIII – IX,nepërmjet Bizantit, nga njëra anëdhe,nga ana tjetër,nepërmjet dyndjes së arabëve në Spanjë. Hë për hë është ende shumë e vështirë të përcaktohet koha e depertimit të këtyre veglave në vendin tonë. Dëshmia më e hershme që kemi rreth përdorimit të veglave muzikore me hark nepër vendbanimet e shqiptarëve ndodhet në manastirin e Deçanit,konkretisht në një afresk të pikturuar rreth vitit 1335,ku paraqitet një grup burrash që vallzojnë sipas tingujve të laurisë,gloriskës,lodërtisë dhe tullumbacit. Kjo është dëshmia më e herëshme që njihet në Ballkan. Meriton të vihet në dukje roli i rëndësishëm etik dhe edukativ që kan luajtur lahutarët në jetën e shoqërisë sonë,duke ruajtur,përpunuar dhe përçuar brez pas brezi repertorin e tyre. Gjatë robërisë shumëshekullore këngët e rapsodëve që lartësonin virtytet, veprimtarinë dhe shpirtin liridashës të trimave,ngjallnin tek dëgjuesit, dëshirën për të ndjekur shembullin e më të mirëve.
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi