Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Idriz Ajeti EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Idriz Ajeti EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Idriz Ajeti EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Idriz Ajeti

Shko poshtë

Idriz Ajeti Empty Idriz Ajeti

Mesazh nga Dardania Wed Oct 05, 2011 8:48 pm

IIdriz Ajeti 200px-Idriz_Ajetidriz Ajeti lindi në Tupallë të Jabllanicës së Epërme më 26 qershor të vitit 1917, është shkrimtar dhe akademik shqiptar.

Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930, të mesmen e kreu në Shkup1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës. Nga viti 1953 deri në vitin 1960, me cilësi lektori, jepte mësim në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universiteti i Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Që nga viti 1960, njëherë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi i 7 Korrikut dhe ai i KAÇKJ. Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe – janë troje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merret edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pas zgjedhjeve paralele t vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.

Tituj të veprave


  • VEPRA 1

Përmban:



  • Zhvillimi historik i së folmes gege të Arbëneshëve të Zarës, 1961
  • Vaclav Cimohovski , Studim me vlerë





  • VEPRA 2

Përmban:



  • Pamje historike të ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX
  • Gjuha e “Divanit” të sheh Maliqit
  • Rreth disa tipareve gjuhësore të ligjërimeve shqiptare të Kosovës
  • Rreth disa veçorive të të folmeve të shqiptarëve të rrethit të Preshevës dhe të Bujanovcit
  • “Djali plëngprishës” në të folurit shqip të istrisë
  • Tipat e l-së në dialektet shqiptare të Brisk-Shestanit të Krajës
  • Mbi disa fjalë e frazeologjizma shqiptare në të folmen e popullsisë së Plavës e të Gusisë
  • Dy fjalë për gjuhën e Bogdanit
  • Çështje gjuhësore në veprën e Kristoforidhdit
  • Ndihmesë e Naim Frashërit në punë të formimit të gjuhës letrare shqipe
  • Sami Frashëri në vijim të krijimit të gjuhës letrare shqipe
  • Gjuha letrare dhe bota shqiptare sot
  • Gjuha letrare shqipe dhe fushata për ta rishikuar bazën themelore të saj
  • A ka më punë në ortografinë e shqipes?
  • Rruga e njësimit të shqipes letrare
  • Rruga e formimit të gjuhës letrare shqipe
  • Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe në Kosovë
  • Për ndriçimin e disa çështjeve të shqipes
  • Për përdorimin e drejtë të disa trajtave foljore
  • Probleme aktuale të kulturës së gjuhës
  • Për ngritjen e kulturës gjuhësore
  • Pa gjuhë të pasur e të pastër s’ka as ide e mendime të larta
  • Bisedë për gjuhën 1
  • Bisedë për gjuhën 2
  • Toskërishtja dhe baza dialektore e shqipes letrare
  • “Letërsia shqipe dhe gjuha letrare”
  • Roli i Konsultës gjuhësore të Prishtinës në proceset e vendosjes dhe të stabilizimit të shqipes unike letrare





  • VEPRA 3

Përmban:



  • Historia e gjuhës shqipe
  • Shqiptarët dhe gjuha e tyre
  • Drama kombëtare e popullit shqiptar dhe e gjuhës së tij në rrjedhë të kohës
  • Dëshmime onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike
  • Arritjet kryesore të studimeve etimologjike të shqipes
  • Emërtime popullore shqiptare të gjellëve e të ushqimit
  • Shënim për emrin Mirdita
  • Shkrime pa mbështetje për probleme të ndjeshme
  • Studimi i trashëgimisë kulturore – e drejtë e çdo populli
  • Një pasqyrë e shkurtër mbi zhvillimin e futurit në shqipe
  • Raportet e shqipes me gjuhët ballkanike
  • Kundër anarkisë në studimet etimologjike të gjuhës shqipe
  • Tekst i botuar në Enciklopedinë jugosllave
  • Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes
  • Çështje të studimeve etimologjike të shqipes
  • Mbi disa ndërrime fonetike
  • Prejardhja e disa emërtimeve të miteve dhe të demonëve në gjuhën shqipe
  • Disa mendime mbi arritjet kryesore të studimeve etimologjike në fushë të shqipes
  • Kontribute të vogla etimologjike
  • Kontribute etimologjike
  • Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në Mal të Zi në vështrim gjuhësor





  • VEPRA 4

Përmban:



  • Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij
  • Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike
  • Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-sllave
  • Zhvillime paralele fonetike dhe ndikime të ndërsjella të dialekteve shqiptare dhe serbe të Kosovës
  • Studime të ndërsjella etimologjike albano-sllave
  • Fjala shqipe në Fjalorin e Gl. Elezovicit
  • Vështrim i punës në studimet albanologjike të gjuhës shqipe
  • Ndikimi i shqipes në të folmet shqipe të Kosovës
  • Emërtime gjeografike në shqipen dhe serbokroatishten
  • Kontribut për studimin e onomastikës mesjetare në territorin e Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës
  • Për të vërtetën shkencore
  • Patologjia e një simetrie
  • Intervista
  • Recensione
  • Përkujtime
  • Fjalë rasti





  • VEPRA 5

Përmban:



  • Kontributi i Holger Pedersenit në studimin e historisë së gjuhës shqipe
  • Në njëqindvjetorin e vdekjes së Miklošičit
  • Rreth disa albanizmave në Fjalorin e Vuk Karadžićit
  • Kontributi i studiuesve sllovenë për historinë e gjuhës shqipe dhe krijimin e letrarishtes së saj
  • Në gjashtëdhjetë vjetorin e themelimit të Akademisë Sllovene të Shkencave dhe të Arteve
  • Zhvillimi i gjuhësisë shqiptare në Jugosllavi
  • Albanistika Jugosllave dhe disa probleme të saj
  • Kontributi i Carlo Tagliavinit në studimet e historisë së gjuhës shqipe
  • Mark La Piana në studimet e gjuhësisë shqiptare
  • Henrik Barići për gjuhën shqipe
  • Gjuha shqipe në studimet krahasuese të profesor Radosav Boškovićit
  • Një ndihmesë në fushën e leksikologjisë shqiptare
  • Veprimtaria shkencore e profesor Eqrem Çabejt
  • In memoriam (për Çabejn, Nolin )
  • Kritika e recensione, shënime e komente



Mirënjohje


  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
  • Çmimi Presidencial për Studiues
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi