Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Lidhja e Pejës EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Lidhja e Pejës EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Lidhja e Pejës EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Lidhja e Pejës

Shko poshtë

Lidhja e Pejës Empty Lidhja e Pejës

Mesazh nga Dardania Thu Oct 06, 2011 12:04 am

(23 janar 1899 - maj 1900)

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Teritori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit 1896. Takimi i parë u mbajt në mars 1897Gjakovë kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër në Pejë ku morën pjesë 500 veta pas së cilës Stambolli intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen.

23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë. Në maj 1899 përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në Prizren u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.



Rrethanat e brendshme dhe të jashtme politike në pragun e themelimit të Lidhjes (1898)

Gjatë vitit 1898, ndërsa Porta e Lartë vazhdonte të shtypte me të njëjtën ashpërsi lëvizjen shqiptare, atdhetarët rilindës e shtuan veprimtarinë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit, për bashkimin dhe organizimin e tij në qëndresën kundër sunduesve osmanë. Më 1 janar të vitit 1898 shoqëritë atdhetare të mërgimit (Komiteti i Stambollit, Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit, “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt, Shoqëria “Dëshira” e Sofjes dhe Shoqëria Kombëtare Shqiptare e arbëreshëve të Italisë) botuan një thirrje të përbashkët me titullin “Në emër të popullit shqiptar”, që u drejtohej qeverisë së Stambollit dhe Fuqive të Mëdha. Në thirrje dënoheshin intrigat e shteteve fqinje në Shqipëri, pretendimet e tyre aneksioniste ndaj vilajeteve shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, si edhe politika e verbër e Portës së Lartë, që u kishte lejuar grekëve, serbëve e bullgarëve të hapnin kisha e shkolla në vilajetet shqiptare dhe u kishte bërë atyre lëshime të njëpasnjëshme politike në dëm të Shqipërisë.


Në këtë dokument parashtroheshin kërkesat themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. “Të gjithë ne shqiptarët, – theksohej në të, – kudo që ndodhemi, brenda dhe jashtë atdheut dhe pavarësisht nga besimet fetare, kërkojmë nga sulltan Abdyl Hamiti autonominë administrative të tokave shqiptare, bashkimin e vilajeteve ku është përfshirë atdheu ynë në një vilajet të vetëm me një guvernator shqiptar”, me gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, me shkolla e me kisha shqipe.

Atdhetarët rilindës i bënin të ditur në këtë thirrje opinionit evropian se “shqiptarët, për të ruajtur qenien e tyre dhe për të përmbushur programin kombëtar, nuk do të ngurronin të përdornin edhe kryengritjen e armatosur, të drejtën supreme të popujve, revolucionin”.

Thirrja e shoqërive shqiptare të mërgimit ishte një dokument i rëndësishëm programatik, që pati ndikim si në opinionin publik evropian, ashtu edhe në Shqipëri, ku vijonte propaganda e ideve autonomiste. Në mjaft qendra të Shqipërisë vepronin në fshehtësi komitetet shqiptare. Në maj të vitit 1898 mytesarifi i Prizrenit njoftonte valiun e Kosovës për veprimtarinë e një Komiteti Qendror në këtë qytet, ndërsa në Tetovë ishte ngritur një komitet tjetër i fshehtë, që kishte shtrirë degët e tij edhe në mjaft qendra të Kosovës. Këto komitete punonin për forcimin e bashkimit të shqiptarëve, për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe për organizimin e luftës për autonominë e Shqipërisë. Idetë autonomiste kishin marrë një përhapje të gjerë në vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Dibrës e qendra të tjera të vilajetit të Manastirit, në të cilat shqiptarët haptazi kërkonin të drejtën e vetëqeverisjes, të njëjtë me atë që gëzonin kombet e tjera të Ballkanit. Duke bërë fjalë për këtë aspiratë të shqiptarëve, ministri i Jashtëm i Turqisë, Tefik Pasha, deklaronte në qershor të vitit 1898, se “shqiptarët kërkojnë vetëqeverisjen dhe shkojnë më tej: kërkojnë një princ nga kombi i tyre…, kërkojnë të kenë ushtrinë e tyre, e cila ç’është e vërteta duhet të jetë pjesë e Perandorisë… Por, po u formua, në rast se u nevojitet, ata mund ta organizojnë sipas mënyrës së tyre”.

Qeveria turke vazhdoi të shtypte me forcën e armëve lëvizjen dhe popullsinë e zonave kryengritëse shqiptare. Në projektin e “reformave”, që valiu i Kosovës, ai i vilajetit të Manastirit, ministri i Brendshëm dhe ai i Luftës i paraqitën Portës së Lartë, në mars të vitit 1898, si edhe në “Projektin mbi Shqipërinë”, që mareshali Ethem Pasha i parashtroi sulltanit me porosi të qeverisë në korrik të atij viti (1898), shihej si rrugë e vetme për “stabilizimin” e gjendjes në Shqipëri forcimi i pushtetit të centralizuar osman, që nuk u njihte asnjë të drejtë popujve të tjerë. Kërkohej të zbatoheshin në Shqipëri dhe sidomos në pjesën e saj veriore e veriperëndimore, në sanxhakët e vilajeteve të Kosovës e të Manastirit “reforma” të tilla, siç ishte nënshtrimi me forcë i popullsisë shqiptare, duke përdorur dhunën ushtarake për ta detyruar atë të paguante taksa, të pranonte regjistrimin e përgjithshëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Mareshali Ethem Pasha, komandant i forcave ushtarake osmane në Kosovë, kërkonte që të ndërmerrej çarmatosja e përgjithshme e shqiptarëve, “meqë armët ishin mjeti kryesor i veprimeve të tyre kryengritëse”.

Masat shtypëse të Portës së Lartë u përkrahën edhe nga përfaqësues të tillë të parisë gjysmëfeudale shqiptare, si Esat pashë Toptani, Syreja bej Vlora etj. Në “Promemorjen”, që Syreja bej Vlora i parashtroi sulltanit, po në korrik të vitit 1898, kërkonte që të shtypeshin me dhunën ushtarake “forcat rebele të popullit në anët e Korçës, të Kolonjës, të Elbasanit e të Shkodrës”, “të ndalohej me çdo mjet futja në Shqipëri e Murat Toptanit” (që porsa ishte arratisur nga internimi në Tripoli) dhe e atdhetarëve të tjerë; “të mos lejoheshin të hynin në Shqipëri gazetat dhe revistat “heretike” shqipe, që botoheshin në Bukuresht dhe në vende të tjera dhe “të ndalohej përhapja e gjuhës shqipe, e cila po përdorej në korrespondencat private dhe kishte filluar të mësohej në disa shkolla të Shqipërisë”.

Për të zbatuar këto projekte “reformash”, të cilat, siç theksonte në qershor të vitit 1898 Tefik Pasha, synonin “të parandalonin formimin e një Shqipërie autonome dhe shkëputjen e saj nga Perandoria Osmane”, Porta e Lartë mbante në Turqinë Evropiane një ushtri prej 150 000 vetash.

Por qeveria e sulltanit nuk qe në gjendje të shtypte qëndresën e shqiptarëve dhe t’i çarmatoste ata. Në fundin e muajit gusht kryengritja përfshiu përsëri Pejën, Gjakovën dhe zonën përreth. Po në verën e atij viti u forcua qëndresa kundërosmane në rrethet e Shkodrës, të Korçës, të Kolonjës e të Elbasanit, ku vepronin çeta të armatosura. Stambolli u gjend atëherë në një pozitë të ndërlikuar. Edhe pse ishte i interesuar të shtypte sa më shpejt lëvizjen shqiptare, sulltani ngurroi të hidhte forca të mëdha ushtarake në Shqipëri, të cilat do ta keqësonin gjendjen atje dhe do t’u jepnin shkak shteteve fqinje të ndërhynin në Turqinë Evropiane.

Acarimi i ri i çështjes maqedone, në fund të vitit 1898 dhe në fillim të vitit 1899, që u shoqërua me shtimin e ndërhyrjeve të qarqeve drejtuese të Bullgarisë, të Serbisë, të Greqisë e të Malit të Zi në Turqinë Evropiane, e veçanërisht në vilajetet shqiptare, krijuan përsëri një gjendje të nderë politike në Ballkan e si rrjedhim edhe në Shqipëri. Këtu ndikoi gjithashtu qëndrimi i Fuqive të Mëdha, të cilat, duke pasur parasysh kërkesat e shteteve ballkanike, sidomos të Bullgarisë, në janar 1899 u morën vesh për një ndërhyrje kolektive pranë Portës së Lartë. Me nismën e Anglisë e të Italisë iu parashtrua Portës së Lartë kërkesa për zbatimin e reformave në Maqedoni, për të parandaluar kryengritjen në këtë trevë të Ballkanit. Me këtë ndërmarrje u bashkuan edhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia. Fillimi po në këtë kohë i bisedimeve ndërmjet Bullgarisë e Serbisë për të ndarë tri vilajetet, të Kosovës, të Manastirit e të Selanikut, e elektrizoi edhe më shumë gjendjen në Ballkan dhe në Shqipëri.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi