Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Zhurmat e zemrës EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Zhurmat e zemrës EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Zhurmat e zemrës EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Zhurmat e zemrës

Shko poshtë

Zhurmat e zemrës Empty Zhurmat e zemrës

Mesazh nga Dardania Sun Oct 23, 2011 9:43 pm

. Përmbledhje Tabela 1. Zhurmat kryesore. Sëmundja Zhurma që dëgjohet Egzaminimi fizik Stenoza mitrale Zhurmë diastolike në apeks, dhe kërcitje e hapjes të valvulës Zmadhim i ventrikulit të djathtë - pulsimi ndjehet pas sternumit. Prolapsi i valvulës mitrale Kërcitje midsistolike që pasohet me zhurmën e regurgitimit Manovra e Valsalvës bën që zhurma të nisë më herët dhe të jetë më e fortë. Regurgitimi mitral Zhurmë holosistolike që përhapet në sqetull. Apeksi i zhvendosur majtas dhe dridhje (thrill) në apeks gjatë sistolës. Stenoza trikuspidale Zhurmë diastolike që ngjan me stenozën mitrale. Zhurma dëgjohet më fort gjatë marrjes-frymë. Regurgitimi trikuspidal Zhurmë holosistolike në të majtë të dërrasës të krahërorit. Pulsim i mëlçisë, i venave jugulare; zhurma dëgjohet më fort gjatë marrjes-frymë. Stenoza aortike Zhurmë që rritet në intensitet dhe pastaj dobësohet (ngjitje-zbritje, crescendo-decrescendo) dhe që dëgjohet në hapësirën interkostale të dytë djathtas; zhurma përhapet në apeks e te karotidet; mund të dëgjohet edhe S4. Pulse të dobëta (pulsus parvus et tardus); dridhje (thrill) në hapësirën interkostale të dytë djathtas. Skleroza aortike Kërcitje herët gjatë sistolës. Pacientët janë zakonisht të moshuar (ose me valvul aortike vetëm me 2 kuspe). Regurgitimi aortik Zhurmë diastolike si pasojë e rikthimi të gjakut; kjo dëgjohet më mirë në hapësirën e dytë interkostale djathtas. Zhurma diastolike Austin-Flint që vjen nga përplasja e rrymës të gjakut të rikthyer tek muskujt papilarë; ngjan me zhurmën e stenozës mitrale. Zhurmë sistolike si pasojë e shtimit të sasisë së gjakut që kalon përmes valvulës gjatë sistolës. Apeks i zhvendosur majtas, presion pulsor i rritur, shenjat e Quincke's, de Musset, Corrigan, Duroziez, etj. Stenoza subaortike hipertrofike Zhurmë sistolike në apeks e në të majtë të sternumit që nuk përhapet në karotide. Zhurma shtohet kur bëhet Valsalva, ose kur pacienti çohet në këmbë. B. Diagnoza diferenciale e zhurmave Tabela 2. Diferencimi i zhurmave. Kur dëgjohet zhurma Sëmundjet e mundshme Në pjesën e parë të sistolës Stenoza aortike: zhurmë ngjitje-zbritje (crescendo-decrescendo) dhe dëgjohet në hapësirën interkostale të dytë djathtas; zhurma përhapet në apeks e te karotidet; mund të dëgjohet edhe S4. Stenoza pulmonare: dëgjohet në hapësirën interkostale II majtas; Në EKG shihet hipertrofi e ventrikulit të djathtë. Shtimi i sasisë të gjakut të pompuar: (i) regurgitimi aortik; (ii) defekti i septumit atrial; (iii) anemia; (iv) shtatzania; (v) adoleshenca. Në pjesën e dytë të sistolës Prolapsi mitral: tamam në mes të sistolës; zhurma dëgjohet në apeks, Valsalva e forcon. Stenoza aortike: sa më shumë të zgjasë zhurma aq më e rëndë stenoza. Stenoza subaortike hipertrofike: zhurma dëgjohet në të majtë të sternumit, nuk përhapet në karotide; zhurma shtohet kur bëhet Valsalva. Gjatë krejt sistolës (holosistolike) Regurgitimi mitral: zhurmë holosistolike që përhapet në sqetull; apeksi i zhvendosur majtas dhe dridhje (thrill) në apeks gjatë sistolës. Defekti i septumit interventrikular: vrimat e vogla mund të bëjnë zhurmë të fortë, kurse vrimat e mëdha mund të mos bëjnë zhurmë. Regurgitimi trikuspidal: zhurmë holosistolike në të majtë të dërrasës të krahërorit; pulsim i mëlçisë, i venave jugulare; zhurma dëgjohet më fort gjatë marrjes-frymë. Herët në diastolë Regurgitimi aortik: zhurmë diastolike që dëgjohet më mirë në hapësirën e dytë interkostale djathtas. Regurgitimi pulmonar: zhurma ngjan me regurgitimin aortik, dhe dëgjohet në të majtë të sternumit (zhurma Graham Steell). Në mes të diastolës Stenoza mitrale: krisma e hapjes të fletëve të valvulës, zhurma nuk pëson ndryshim gjatë frymëmarrjes. Regurgitimi aortik: zhurma Austin-Flint mund të dëgjohet gjatë diastolës për shkak të përplasjes të rrymës të gjakut të rikthyer me muskujt papilarë në apeks. Defekti i septumit atrial: pasojë e shtimit të sasisë të gjakut në qarkullimin e djathtë; në defektin e septumit atrial dëgjohet gjithashtu S2 i dyfishuar dhe zhurmë sistolike për shkak të shtimit të sasisë të gjakut që kalon valvulën pulmonare (stenozë relative pullmonare). Stenoza trikuspidale: dëgjohet më fort gjatë marrjes frymë. Gjatë krejt ciklit kardiak Patent ductus arteriosus: zhurmë që të kujton punën e makinerive; dëgjohet më fort në kurriz. Zhurma e enëve të gjirit: pasojë e rritjes të qarkullimit në enët e gjirit gjatë shtatzanisë. Koarktacioni i aortës: shoqërohet me ndryshim të presionit midis krahut të djathtë dhe gjymtyrëve të poshtme. Fistulat arteriovenoze
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi