Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Ali Ibra...... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Ali Ibra...... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Ali Ibra...... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Ali Ibra......

Shko poshtë

Ali Ibra...... Empty Ali Ibra......

Mesazh nga Dardania Wed Dec 07, 2011 11:14 am

Ali Ibra (Neza) (1835 - 1900)

Ali Ibra ka lindur ne vitin 1835, ne fshatin Shipshan, te Malesise se Gjakoves, sot Rrethi i Tropojes. Personaliteti i tij i spikatur u formua ne Malesine e Gjakoves e cila para e pas Lidhjes shqiptare te Priszrenit mbeti perhere e papushtuar, trve e lavdishme qe i dha lidhjes udheheqes e heronjt kryesore e per te cilin Kirki Grin thote se sulltanei asnjehere s'ka patur autoritet te vertete por nje autoritet nominal (kopje e pol.nr.70, Shkoder 15 shtator 1878. Material i paskeduar AIH), ndersa kryekonsulli austriak Lipih thote per treve se gjithmone ka qene qendra e trazirave me te rrezikshme (AIH. te paskeduara, nr.104, Shkoder 10 gusht 1881). E tille eshte Malesia e Gjakoves edhe me 1878, ne vitin e Beselidhjes se madhe, per kete kete Kirkbi Grin thote: "Autoritetet kompetente me kane siguruar mua se do te duhej nje ushtri prej 80 mije vetash per te nenshtruar fiset malore te Gjakoves, Pejes, Gucise e Plaves..". Me nje prestigj te tille Tropoja niste ne kuvendin e Prizrenit bijte e vet me ne krye Ali Ibren e Binak Aline. Me 10 qershor 1878 qe te dy u zgjodhen anetare te KQ te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne vitet e lidhjes e me pas aktiviteti i Ali Ibres merr permasa shume te gjera dhe figura e tij poliedrike, rri me dinjitet krahas 3-4 figura me te ndritura udheheqese te Lidhjes Shqiptare. Qe diten e themelimit te saj, Lidhja shqiptare u ballafaqua me nje presion te gjere e te gjithanshem te forcave reaksionare nga brenda e shtate krajlive te mbretit nga jashte. Ali Ibres i takoi nderi i madh historik qe te ishte si perfaqesues e mbrojtes i Lidhjes Shqiptare ne disa nga momentet me vendimtare te saj. Nje muaj pas krijimit te Lidhjes me 22 korrik 1878, ushtria austro-hungareze marshon ne drejtim te Bosnje- Hercegovines. Autoritet turke u munduan qe forcat e lidhjes ti drejtonin ne Bosnje kunder Austro-Hungarise e ta linin vete Shqiperine pa mbrojtje. Per kete qellim me 19 gusht 1878, mblidhet Lidhja. Ali Ibra ne krye te disa forcave te armatosura ngarkohet te shkoje ne Novi Pazar per te marre vesh nese forcat Austro-Hungareze, kane qellime pushtimi ndaj Shqiperise. Kete fakt e vertetojme me dokumentin nr17 te konsullit anglez ne Prizren qe mban daten 2 tetor 1879. Sen Xhoni shkruan:" Pak kohe me pare kur flitej se Austriaket po marshonin ne drejtim te Novi Pazarit, fisi i tij (Ali Ibres) menjehere propozoi ti kundershtonte ata, por me propozimin e tij ai me disa pasues te vet shkoi e u takuan me Austiaket, dhe pasi u siguruan se Austriaket te kryenin pushtime ai u kthye te qetesoje popullin e vet. Pra largepamesia e tij si politikan e duket qarte. Ali Ibra kthehet nga Novi Pazar. Me Ahmet Koronicen jane nismetare e udheheqes te rrethimit te Mehmet Ali Pashes ne Sarajevedhe Abdullah drerit ne Gjakove ne shtator te viti 1878. Per kete kryekonsulli Lipih nga Shkodra lajmeron Ministrin e jashtem ne Vjene, me 14 shtator 1878. Kjo ngjarje pati jehone edhe ne bote, shqetesoi porten e larte si dhe fqinjet shovinist. Shovinistet Ballkanas , serbe, malazeze etj e pane fuqine e lidhjes dhe e kuptuan se nuk mund te realizohen koncensionet qe u kishi dhene Kongresi i Berlinit. Ata perdoren gjithe arsenalin e vet per te percare Lidhjen. Nje nder mjetet e efektshme ishte teza dhe qellimi per t'i dhene karakter thjesht mysliman lidhjes, per tu futur percarja midis shqiptareve te krishtere e mysliman. Si pike e dobet mendohej se ishte Gjakova per shkak se disa nga fandet e Gjakoves ishin gjendur ne mbrojtje te Mehmet Ali PashesDuhet kuptuar se kisha e Decanit kjo kryeagjenture e ballkanit e serbeve luajti rolin e vet te zi qe e kishte filluar qe para 500 vjetesh. U organizua nje masaker e pergjakshme kundre te krishterevete Gjakoves,. Ne kete ngjarje figura e Ali Ibres shkelqeu me madheshti te plote duke i kaluaredhe caqet e kohes se vet. Me 2 tetor 1879 , Konsulli Sen Xhon shkruan: Vitin e kaluar pas vrasjes se Mehmet Aliut, u diskutua seriozisht pershkaterrimin e kishes katolike te Gjakoves dhe nje masaker tepergjithshme te te gjithe te krishtereve. Dhe ishte nderhyrja e Ali Ibres qe e ndaloi kete fatkeqesi. Ali Ibra me njoftoi mua se te gjitha persekutimet e tanishme kunder te krishtereve te Gjakoves, kryhen vetem per shkak te urrejtjes fanatike qe kane dy zyrtare qeveritare kunder tyre. Njeri eshte Kareman Beu, kajmekani dhe tjetri Hasan Aga, nje oficer i zaptieve, djali i Sadik Ages dhe ai deklaron se qe te dy duhen ndaluar. "Kete mision te larte patriotik mbrojtjen e popullsise se krishtere qe ne fakt ishte mbrojtja e Lidhjes kunder percarjes , Ali Ibra e vazhdoi gjithnje duke mbetur keshtu figura qendrore e Lidhjes ne kete aspekt. Kete fakt e vertetojne shume dokumente te viteve 1879-1880. Per te ilustruar kete fakt, citojme vetem nje fragment nga dokumenti nr.22 i dates 6 tetor 1879 te konsullit anglez ne Prizren; "Al;i Ibra i cili eshte kryetar i fisit me te fuqishem te te gjitha fiseve malore te kesaj krahine, ka treguar gjithmone nje prirje dashamiresie ndaj popullsise se krishtere dhe per me teper ai me premtoi se mbrojtja e tij do te vazhdoje dhe si ai do ta quaje si detyren e tij te nderhyrjes [er cdo rast persekutimi kunder te krishtereve"" Fama dhe personalitetii i tij i madh zgjuan interesim te jashtezakonshem te diplomacise angleze. Ky interesim zgjati me intensitet te shtuar edhe ne vitet 1880-1881. Me daten 6 tetor 1879, nr dok.nr.22, konsulli Sen Xhon i propozon qeverise se Londres qe te nderhyje prane Sulltanit per t'i dhene grada dhe tituj.Pervec qellimeve te tjera ne situaten kur popullsia shqiptare ishte revoltuar kunder konsujve (konsulli rus Jastrebov ish i kercenuar per vdekkje) Ser Xhoni nuk e ndjen veten te sigurte dhe kerkon mbrojtje per te siguruar jeten e vet. Qellimi i tij kryesor ishte ta rekrutonte ate (Ali Ibren) por qe nuk ja arriti kurre. Ne 1879 agjenturat e huaja u hodhen dendesisht ne malesite e Shqiperise, Mark Milani organizoi nje pike informative ne Manastirin e Decanit. Problem kardinal ishte problemii i Plaves e Gucise. Malazezet te nisur nga teoria e tyre e vjeter se viset malesore te tropojes jane te nje gjaku me fiset malazeze shpresonin ne nje aleance me tropojanaet. Keshtu ne fundin e tetorit te 1879 malazezet kerkojne takim me me te paret e Rekes, Malesise , Pejes, Gjakoves e Rugoves. Nga Malesia e Gjakoves shkuan shtate burra: Ali Ibra, Man Avdia, Qerim Binaku, Halil Brahimi, Ali Hoxha, Ahmet Sadria e Bek Dini. Dergata malazeze kryesohej nga Todor Milan, ndersa malesoret nga Ali Ibra. Te dy keta kryesuan bisedimet. Asnje pike pajtimi nuk paten per ceshtjen e Plaves e Gucine. Ali Ibra mbylli bisedimet me fjalet: " Bje ne rrafsh te Velikes t'i perpjekim armet se edhe Dukagjinin me ta leshue nuk te duhet gja se mashkull te gjalle nuk te la vec ta le Cernogoren me cika e gra." Ne janar 1880, zhvillohet beteja kunder 12 mije forcave te Mark Milanit, beteje qe ka hyre ne histori. Ali Ibra komandoi forcat e Gashit te cilat hyne grykes se Selbices e dolen ne Kofilace mbi Plave. Muhtar Pasha, Valiu i ri i Kosoves, i cili ishte ngarkuar te dorezonte Plaven e Gucine, jo vetem qe deshtoi por u kercenua se do ta priste i njejti fat si i Mehmet Ali Pashes. Ne vitet 1880, rriten kerkesat per autonomi por komiteti i vjeter drejtues i lidhjeskishte rene ne pasivitet. Ne keto kushte Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Ahmet Koronica e Haxhi Jonuzi krijuan me 21 mars 1881 ne Gjakove lidhjen ee re qe ne fakt ketu e tutje mori pushtetin ne dore. Tete dite me vone me 29 mars Ali Ibra vet i dymbedhjeti nga Mal;esia e Gjakoves takohet ne Prizren me Muhtar Pashen, takim aq shume i deshiruar nga veliu i Kosoves Muhtari. Ata i deklaruar veliut se nuk largohen nga Prizreni pa ja arritur qellimit te tyre. konsulli anglez shkrunte se kishin mbi 600 vete te armatosur me vete. Lidhja e re kaloi ne aktivitet te vrullshem. Muhtar Pasha kurre nuk pati sukses me Ali Ibren , e kerkoi ate duke u perpjekur te mos e njihte nder kreret . Me 13 ramazan 97 sipas kalendarit islamik, qe i bie 18 korrik 1880, duke iu pergjigjur shkreses qe i drejton kryeministri turk per dekorimin e Ali Ibres, kryesekretari i palltit te sulltanit Ali Riza shenon: "Ali Ibrea dekorohet me medaljen e Mexhidie te klasit te IV te cilen se pranoi kurre. Brenda viti sulltani kishte leshuar dy dekrete per dekorimin e Ali Ibres te cilat si pranoi. Pas 57 vjetesh, te njejten gje beri dhe qeveria e Ahmet Zogut me 1937 e cila sipas dok I/41 qe gjendet ne arkivin e shtetit propozon per dekorime Ali Ibren (37 vjet pas vdekjes). Me 1880 kur pati disa lekundje ne disa krere te Lidhjes disa zyrtare e persona filluan te ktheheshin Me 6 maj 1880 konsulli austriako-hungarez Valdhard, nga Prizreni njofton baronin Hajmerleper - ".. sikurse kam patur nderin te raportoj nga te shtate personalitet e debuara nga Prizreni nga ana e Lidhjes ne kohen e Muhtarit, Shaban Efendiu te ndodhet ne Konstandinopul te djali i tij, ndersa adjutanti i sulltanit, Shaik Abedin Efendi te valiu ne Prishtine, ndersa pese te tjeret jan ekthyer para disa ditesh nga manastiru ne Prizren mepelqimin e Muhtar Pashes. Por ky kthim nuk u pelqen kryetareve te malesoreve dhe keshillave te tyre dhe ne baze te nje kerkese te Lidhjes paraqitur dje mysafirit Ali Efendiu me disa shoke te tij vendosen yte bejne nje takim me malesoret ne malesi me qellim te pajtoheshin me Ali Ibren, Ali Pasha (I Gucise) dhe bajraktaret e tjere". Ne dhjetor te 1880, riorganizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit por me nje destinacion te ri, si organ per realizimin e autonomise se pushtetit kalon ne duart e elementeve te vendosur Sulejman Vokshi, Omer Prizreni, Ali Ibra dhe Shuaip Spahiu. Avdyl Frasheri erdhi fshehurazi nga Stambolli ku mbahej ne mbikqyrje Komiteti i Lidhjes e shpalli veten "Guvene te perdorme" (Qeveri e perkohshme). Ne Gjakove, Lume, Kumanove, Tetove, Peje, Guci, Prizren, Prishtine, Shkup, Mitrovice, Vuciten, Gilan, Gostivar, Diber u debuan autoritetet turke e u vendos pushteti i lidhjes. Me 4 janar 1881 me nje urrejtje te pashembullt, i pushtuaar nga tmerri dhe paniku, konsulli austro-hungarez Validhard, nga Shkupi njofton Vjenen. "Banda e pashipozukeve (ish agallare e bejlere) dmth Jashar Agajt prej Peje, Sulejman Vokshi prej Gjakove dhe Rexhep Gjakoves prej Prizreni, nenkryetaret e tyre jan eAbaz Sokoli (Mic Sokoli) prej Krasniqe dhe Ali Ibra prej Gashi (Malesor). Kryetarei me i pare eshte Sulejman Vokshi. Une i njoh te gjithwe personalsiht kriminele dhe hajdute te lindur, te cilet Gjakoven e si qender te perbotshme". Por porta e larte dhe borgjezia europiane s'mund ta linin te jetonte lidhjen kete drite qe shperthen ne Evrope e mbuluar nga terri , Sulltani dergoi gjeneralein plak e gjakatar Dervish Pashen, per te shuar me gjak Lidhjen Shqiptare. 3000 forca nen komanden e Ali Ibres e Mic Sokolit zune shtimjen. Ndersa forcat tjra nen komanden e Sulejman Vokshit zune Cernaleven. Ali Ibres i takoi nderi historik qe te jete njeri nder tre komandantet e njeres prej betejave me te medha te shekullit XIX per mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ne kete beteje ku ushtria turke la 1800 te vrare, forcat e Lidhjes u thyen. Ali Ibra u plagos rende ne kemben e djathte. _ Epika popullore thote: Ali Ibra ne vrac te zi po i shkon gjaku per zingji...." Qytetet e Kosoves rane nje ng anje me perjashtim te Gjakoves. E vetmja keshtjelle e papushtuar mbeti Malesia e Gjakoves Tropoja, ku erdhen edhe Sulejman Vokshi e Omer Prizreni. Me 7 maj konsulli Shmuker nga Shkupi njofton ministrin e jashtem ne Vjene se 2000-3000 malesore te gashit e Krasniqes jajne mbledhur prane Qafes se Morines. Ata kane edhe dy topa qe i kane marre ne Guci thote ai dhe jane te vendosur per vazhdimin e rezistences. Ndersa me 18 qershor 1881 kryekonsulli Lipih nga Shkodra lajmeron ministrin e jashtem te Vjenes Hajmerle: " Sulejman Vokshi bashke me Ali Ibren mori kryesine dhe sot qe eshte shpirti i opozites ne malet e Gjakoves, i refuzoi te gjitha ofertat e Marshallit dhe kane mbetur deri tani te paperulur, por besohet se eshte ne plan nje atentat kunder tij. Ali Ibra qe u konsiderua i vdekur, u sherua prej nje plage qe mori ne Shtimjes, e cila shkaktoi zerat e vdekjes se tij." Sulejman Vokshi qendroi 5 muaj ne shtepin e e Ali Ibres ne Shipshan. Me 9 tetor 1881, konsulli Shmuker njofton nga Prizreni ministrin e jashtem te Vjenes, Hajmerle ;" Te merkuren , me 5 tetor, zbriten ne qytetin e Gjakoves se bashku me kreret e malesise dhe te te Rekes, Sulejman Aga Vokshi dhe Ali Ibra, te cilet ne kohen e sundimit te Lidhjes, konsideroheshin si shefa me me influence dh eme aktive te fiseve malore, duke qene te percjelle prej 200 te armatosurve. Per te evituar kontfliktet dhe per t'u frymezuar besim delegateve te truve, ishte dhene urdher qe trupat te qendronin ne kazermat e tyre."... Ali Ibra e Sulejman Vokshi me kreret e tjere i paraqiten ne forme ultimatumi qeverise programin e tyre qe permbante shume pika. Shmiker shkruan;" Per aq sa duket, Dervish Pasha ka probabilitet qe te marre nekonsiderate pjesen me te madhe te ketyre kerkesave dhe e gjithe do te gjeje gradualisht perfundimin e saj ne komandimin e Sulejman Vokshit, Ali Ibres dhe te shefave te tribuve te maleve..." Me 9 nentor 1881, ne Gjakove behet nje mbledhje me gjithe perfaqesuesit e malesive. Mbledhja kryesohet nga Sulejman Vokshi e Ali Ibrady figurat e fundit te patundura te Lidhjes Shqiptare. Mbledhja kerkon lidhjen e nje bese te re. Po ashtu me 9 tetor konsulli austro-hungasres Shmuker i shkruan Fon Kollajt , ministrit te jashtem te Vjenes; "...Krahas me organet e portes ne posedojme edhe nje lloj qeverie provizore keshtu vazhdon te me shkruje konfidenti im-, ose qe te themi me mire, nje forme TRIUMVIRATI te perbere nga shefat Sulejman Vokshi, Ali Ibra dhe bajraktarit te Krasniqes, qe eshte niminal por ne fakt organi qe i shkon me teper flaja ne rrethin e Gjakoves. ..... Flitet se Ali Pasha eshte bashkuar fshehurazi me fiset malore te Gjakoves dhe i bashkuar me ta , ai shpreson qe me kalimin e kohes te formoje nje shtet te vogel brenda ne shtet"... Pra Gjakova mbeti perhere ne duart e kryengritesve. Dervish Pasha , me tituj, grada e terror, me format e tij theu shume krere te Lidhjes. Sipas burimeve popullore edhe Ali Iber Nezes i dha titullin "Pashe", me rekomandimin e sulltanit, por Ali Ibra e hodhi poshte me indiferentizem e perbuzje. Ai nuk e zevendesoi kapucin , plisin e bardhe shqiptar me festen e kuqe turke. Ali Iber Neza vazhdoi perpjekjet e tij per ceshtjen kobetare deri ne fund te jetes se tij. Ai vdiq ne Osek afer Gjakoves ne vitin 1900.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi