Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

3 posters

Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Sat Jun 11, 2011 11:28 pm

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty BALADË E LULËKUQEVE

Dalin rrënjët tona e shkruhen legjendat
Mbushen shkrepat plisa me zjarr nga zemra
Nis e skuqet toka e skuqen lulëkuqet
Shkrumb prag e votër fusha mbushet lule

Një shkëndijë shpërthen në zemër të Drenicës
E dalë nga gjiri si kumt në emër të lirisë
Është zjarr nga zemra i mbledhur ndër shekuj
Flakë që shpërthen majë fortese të trimërisë

Si një xixë prej stralli pushkë e Ademit
Shkrep e i thirr fisit kushtrim anembanë
Rrjedhës së damarëve bart amanetin
E rrënjëve tona të dheut të arbërit mbanë

Një shtizë bajraku shqipja Skënderbeut
Valim flamurit në beteja për çlirim
Bashkon zogjtë e saj drejt një qëllimi
Për ditën e pa ardhë për një bardhësi.

2.
I etur për dritë e për bardhësi
Sepse territ shekullor i duhet flijim
Për tokën mëmë me diell e dashuri
Pavdekësi lulëkuqeve deri në amshim

Zjarri i trazuar seç përvëlon në gji
Mote me dhembje ku hanë mishi hekur
Liria matanë gjakut digjet në largësi
Kërkojnë malet këngë pa zë të mekur

Dhe dora mbi vetull e me syrin pishë
Me plisin mes shkrepash me bubullimë
Për ditën e bardhë legjendë ardhmërive
Do vijë dritë me lulëkuqe dhe pa oshëtimë

Nis e del zemërimi nga etja shpërthim
Dhe kënga ndër male dhe zjarri në gji
Në netët e gjata vëngër e me drithërim
Me rrugën e nisur do të ketë bardhësi


3.
Nis shkrep shkëndija e merr xixa stralli
Del nga placë e kombit legjenda e trimërisë
Bën pritja fortesë duke zënë pritën djallit
E bën një legjendë e i prinë tërë vegjëlisë

Nis shkrepin rrufetë e merr oshëtimë mali
Mbushen shkëmbinjtë plot përplotë me gryka
Ku rritet trimëria e ku ka xixa stralli
Ku gjëllin fis i arbërit plot përplot me nipa

Vdekja për atdhe vjen e parakohshme
E bënë një legjendë vendit të altarit
Lëshon rreze drite e shkëlqen me yjet
E i ndalë rritë djallit i bën pritë barbarit

Marrin shkëlqim lulet ngritet lapidari
Rilind për së dyti legjenda jonë e gjallë
Është mars drite e diell i çdo shqiptari
Të mos harrojë atë gjak ta ndiejë me mall

4.
Shkëlqimin e moçëm e nxjerr harrimi
Damarët e fisit ku ka rrënjë shkëlqimi
Nis koha udhën me djemtë e lirisë
Shkëlqen plisi e shkëlqen trimëria

Mjaft i bën sehir pritjes dhe durimit
Etje e kalitur përvëlon akte ëndërrimi
Durimit të tepëruar e kohës së harrimit
I erdhi kohë e keqe ikën dhe zhgënjimi

Pritjes sonë fërshkëllojnë grykëhollat
Tërbohen karpatet na i kërkojnë kokat
Pritja jonë e gjatë harbohet zemërimit
Nxihet zihet qielli e përskuqet toka

Gjelbërohen malet e rriten micsokolat
Për një ditë shpresë për një këngë lirie
Të zhbëhet robëri e moçme këtyre anëve
Të zgjohen zemrat tona me ëndrra dashurie

5.
Për një liri të amshuar gatitet betimi
E shkrepin shkëndijat merr dritë atdheu
Një klithmë toke është zëri i lulëkuqeve
Zgjohet malli peshë si me Skënderbeun

Shkrep zjarri ynë me një dorë mbi vetull
Dhe zogjtë fluturojnë duke kërkuar
Zgjim të atdheut mbi flatrat kuqezi
Na prijnë në beteja trimat e amshuar

Për zogun e Vlortë ku ruhet vetimi
Japin besë kullat pushka e më trimit
E na vijnë mërgimet na e marrin mallin
U lumtë ajo dorë thërret Ismail Qemaili

Marrin oshëtimë malet e ajo shënjestër
Del zogu i Jasharëve e bart amanetin
Një kushtrim këtij dheu me duf mallëngjimi
Nis udhë Kosova udhën kah liria

6.
Na mbyti o Zot pritja na vërboi errësira
Mbushen udhët gjurmë si në shkretëtira
Mbetën pritjet varur pragje të mërgimit
Dryri titanik eshkë e në kohë të vështira

Na shitoi nata për dritë e për diell
U vërbuan udhët mbathcat dhe ky qiell
Mbetën pritjet udhëve të harrimit
Një pritje e gjatë i bën sehir pendimit

Mbetën boncë gjaku etje Satanai
Lumë e luluëkluqe plot rrodhi jeta
Dhe një plagë e moçme iu desh mallkimit
Udhët e mërgimit i shuhen Perëndimit

Dhe për pak dritë shkëmbinjtë i skuqëm
Dritë u bëmë gjithandej maleve të lirisë
Baladën e lulëkuqeve me mall e kënduam
Dritë u bënë kullave gjak i djalërisë

7.
I skuqëm gjethet në dimër dhe në verë
Nga palca e ashti i dhamë emër vetvetes
Tek ngrihen qiejtë fluturoi dhe shqiponja
Seç i dhanë dëshmorët tjetër kuptim jetës

U shfaq Satanai i zbritur nga karpatet
Nis e u skuqën fusha male e qielli
Nga majet e fisit prapë shkrepi rrufeja
Dhe i bëri pritë furtunës e dalë nga dielli

Deshi t’na i shkul rrënjët e fisit nga votra
Shkrumbit nëpër kulla dhe tokës me varrre
Oxhaqet si lisa si qëndresë përjetësie
Shtohet fisi ynë është rrënjë dashurie

Gjatë e ruajtëm palcën ashtit na rrodhi
Në fisin e arbërit ku i pari e mbolli
Damarëve të gjakut e bartëm flijimin
Kobra e zezë iku sall gjak e vrer volli

8.
Besa jonë e madhe ma e shtrenjtë se jeta
Vdekja bën sehir udhë kah e vërteta
Dhe kjo fjala jonë pengë e betimit
Magjeps dashuria për udhët e shpëtimit

Ti i bashkon dëshirat kah agon e vërteta
Kah rrezet e diellit ku zbardhëllon dita
Kah zbardhin agimet aty ku ndrydhet jeta
Larg atij mallkimi ku ka grila prita

Ti je amaneti i tij e fjala e jonë
Etje dhe ëndërr bashkë rrinë gjithmonë
Na prijë drejt fitores tok rreth më trimit
Aty ku gjen prehje dhe fjalë e betimit

Ti je ëmër betimi për liri me diell
Pyll plot me lisa dritë mes oshëtimash
Krismat iu ndien adheut të pushtuar
Dritë nëpër prita kah mbushëllojnë kullat

9.
Dalin rrënjët tona në një fushë mejdani
Siç del erë nga deti nga mali nga qielli
Rrjedh bonca e gjakut e skuqet vatani
Marrin udhë legjendat ku i ka rrënjët dielli

Ky shpërthim yni i futi ethe Satanait
Morën bishat ikën udhët kah karpatet
Eshtrat mbyllur në dhe aty i ka rrënjët krimi
Gjurmët e terrorit janë kodrat e varret

Kënga jonë ndër male liri e vatanit
Flamur përmbi shkrepa vdekje e Satanit
Ku oshëtijnë grykat aty rri dhe trimëria
Bashkë me shqipen flatroi qiellit liria

Ëndërr shekullore për një Ditë të Mirë
Errësirë murtaje seç i vërboi këto troje
Po kënga s’ u shua as nami e trimëria
Metaforë gjaku rrodhi damarëve liria


Edituar për herë të fundit nga Dardania në Sat Jun 11, 2011 11:35 pm, edituar 1 herë gjithsej
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Sat Jun 11, 2011 11:30 pm

KRYETRIMI I LEGJENDËS

( Adem Jasharit)

Diku kërciste një pushkë
e s`pushonte një këngë
atdheu kërkonte krushq
Kosova lëshonte gjëmë.

Nga zemra e tokës buroi
kushtrimi i krismave për liri
malet e Drenicës jehuan
nga krismat e kënga e tij.


Dhe krisma prej kullave vazhdoi
maleve e fushave për liri
kryetrimi i legjendës flijoi
pishtar u bë për liri.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Sat Jun 11, 2011 11:37 pm

Pishtarët e lirisë

(Dëshmorëve të kombit që ranë heroikisht në betejën e
1 shtatorit 1998 në fshatin Lez të Prizrenit: Selajdin Berisha,
Xhevat Berisha, Shefqet Berisha, Asim Berisha, Alajdin Berisha,
Bekim Berisha, Shahadin Berisha, Naip Berisha, Nehat Berisha,
Ibrahim Osmani dhe dy pleqtë, Izair Berisha e Asllan Berisha)

1.
Atëherë kur nata bëhej korb e dita lot
gjithçka ndrydhej në heshtje
mortja na kërkonte harrimin

dhe vrulli ndrydhej përpjekjes për pak dritë
nën qiellin plot re të zeza e hijerënda
që shkarkohej dheut

A nuk skuqej pranvera lulëkuqeve
lulet e saj që i shkëpuste stina
sythet që piponin degëve

dhe lulëkuqet shtoheshin stinëve të përpjekjes
se rrënjët i kishin në gjak
shikimin kah dielli
në rrezen e parë të atdheut!?

2.

Atëherë kur këmbanat e vdekjes s`pushonin
e durimi mbyllej arkivoleve
nga pabesitë e prapashpinës

ju thyet akujt e dimrave plot acar

dhe kur pritjes iu mbyllën udhët
ju vërshuat me vrullin e lumenjve të Vërrinit
hapët shtigje të reja drite
me shkëlqimin e rrezes së pranverës

cila ishte ajo kohë ora e pritjes?!

3.

Dhe dashuria doli në dritë me kushtrimin
malet u veshën blerim
që me agun e pranverës

Zogu i Kosovës e nisi këngën
për ardhjet e bardha që do të vijnë
me rrugën e nisur

Dhe gjithçka nisi fshehtësi
me allkat e para të zinxhirit
që do ta lidhin armikun

Njësitet e nisën marshin maleve të lirisë
atëherë kullat u mbushën dritë në shpresat e bardha

Malësori hapi portat dhe zemrat
Nënat gatuan bukën e ushtarëve të lirisë.

4.

Me ju malet morën këngën
lisat u veshën në blerim
e bilbili ia tha këngës
për ditët e bardha që marshonin përpara
që të ketë kuptimësi jeta
që bisha më
të mos ketë mesjeta
nëpër ardhjet e bardha

se s`deshët fole pa atdhe
tokë të nëpërkëmbur e shpirt të nëpërdhëmbë

5.

Dhe barbarin e pushtuan ethet
lisat u bënë hije, e hijet gryka
ballit të veriut të zi

Satani s`njeh gjuhë tjetër ju thatë
kur i puthët tytat e armëve të lirisë
kur i ngjeshët brezat

Se zot të këtij dheu jemi ne
Kosova në Kosovë, gjarpëri i zi në veri
ky është bekimi i nënlokes

amaneti i shkrepave të lirisë

6.

Dhe gjithçka nisi para lindjes së diellit
rrezja e parë u nxi
tërbimit të barbarisë së karpateve

bjeshkët villnin zjarr kullave të lirisë

apokalipsët po vijnë

Çeta u vunë ballë muranë pozicioneve
grykave u dhanë zjarr
komandanti u prin

Me dinakëri dhelpre afrohet një ordi
„a doni vëllezër ndihmë“ me emblemë
e flamur me shkabë
ja dhe ne po vijmë!

Ata janë armiq, zjarr komandant Sala
mbi shtatëdhjetë po i grijnë

Nga krahu tjetër grykat marrin oshëtimë
Asimi, Bekimi, Alajdini, Naipi, Ibrahimi,
Shahadini, Nehati
Me zjarr e mbajnë vijën
si korbat armiqtë po bien.

Xhevati e Shefqeti thërrasin
jepi bacë të pastë atdheu
ja dhe ne po vijmë

Tetëdhjetë luftëtarë përballen me
gjashtëmijë armiq me skafandër
e plot artileri

Çeta luftoi trimërisht më një shtator
gjithë atë ditë.
7.
Bjeshkët gjëmojnë, digjen kullat
çeta luftën s'e ndali
rrugës së lirisë

Malit të Kosovës nis e i bien lisat
një nga një
kodrat lëshuan oshëtimë kobit
mbuluan kullat

E gjatë ishte ajo ditë me zjarr

Xhevat, Salë, Shefqet, Asim,
Alajdin, Bekim, Shahadin, Naip, Ibrahim,
Nehat...

kodra u mbush lule gjaku
luftës për liri

Dhjetë trima po i ndahen çetës
e hynë rreshtave të pishtarëve të lirisë
lule gjaku në kopështin e trimërisë.
8.
Dhe u ngjitën yjeve
për t'i bërë dritë atdheut
netëve të gjata

Rreze të mëngjeseve pa diell

me ju liria themelet
i ka në gjak

Ju lulëkuqet e Vërrinit
flamurtarë lirie
në festat e bardha të Kosovës

Ju yje përjetësie
pishtarë të lirisë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Sat Jun 11, 2011 11:40 pm

FLAMURTARËT E LIRISË

(Heronjve të Vërrinit dhe të të gjithë Kosovës)

Juve më besnikë u pat atdheu
që kullat e krenarisë të frymojnë lirishëm
kur na turret veriu e na e kërkon harrimin

Ju i dhatë jetë nga jeta juaj
dritë nga shkëlqimi juaj
kur na e kërkuan vdekjen me natë

Me ju liria rrënjët i ka në gjak
e shkëlqimin në qiell
nëpër ditët e bardha

Ju yje të pashuar që na i ndriçoni rrugët,
edhe kur na bën natë

O pishtarë të dritës në qiellin e atdheut

O drita të pashuara që i hapni rrugën njerëzisë
edhe kur na bën mjegull përpara
e humbim errësirës

Ju i dhatë këngë jetës, shkëlqim flamurit
në festat e atdheut
që të shkëlqeni historisë
sa herë të na përsëritet ajo

Ju hytë legjendave të dritës
prej ku nis e shkruhet biografia e atdheut
i dhatë ngjyrë lirisë

I dhatë frymëzim vargut në pendën e poetit
ju jap fjalë, penda ime do të gjakojë për ju
O flamuj të Atdheut.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Wed Aug 17, 2011 12:59 am

Kënga shqipe


Sa bukur jehon
Aq bukur tingëllon
Për Liri
Kënga shqipe më qetëson.

Sa herë dëgjoj
Këngën shqiptare
Përherë më shkon mendja
Tek Ushtria Çlirimtare.

Sa herë dëgjoj
Këngën shqipe
Gjithmonë më shkon mendja,
Për Atdheun ton Heroike...
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Klea Wed Aug 17, 2011 5:58 pm

Kolos i madh Adem Jashari
Qe rralle here lind historia
I dha zjarr hasmit i pari
Qe n'Kosove te lind liria

U kalit per te luftuar
Liria , thoshte nuk dhurohet
Por me gjak te perbetuar
Vec ashtu ajo fitohet

Krisi pushka e lirise
Nga flakadani si rrufeja
Me flamur te shqiptarise
Me fitore neper beteja

Nga zaptia kurre su tute
Legjende mbete o Kreshnik
Ne palce te ashtit friken jua fute
Tradhetareve me armik

Sy Shqiponje plot guxim
I pa mposhtur si shkemb mali
Pushka e tij u be kushtrim
Kosoves nene lirine i fali

Do t'jetojme si te duam
Ne Kosoven tone te lire me nder
Me bese te madhe u betuam
E jo te bejme si thone te tjere

Sternip i Pirros se Dodones
I Lekes Madh dhe Skenderbeut
Bir i Madh i nene Kosoves
Fatbardhesi i soll Atedheut

Per kete trim edhe varret u gezuan
Mbi ta bari gjelberoi
Colen lulet dhe lulezuan
Rrezja e Diellit me ngrohte ndricoi
Klea
Klea

Numri i postimeve : 16
Join date : 14/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Fri Sep 23, 2011 8:00 pm

Atdheu im"

Rri dhe mendohem per"Kosoven"
Syt e mi me lot jan mbushur
Ne gyrbet humba rinin!

Malli i tokes,malli i nenes,"Kosov",
Me therret ne gjum ,O bija ime,
O nen,e therras edhe une.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur,
S`jam ne vendin tim e trupi me dhemb,
Kaluan kaq vite qe une po qaj, Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... 444660
Ne telefon ndegjoi vetem vaj.

Mos vall s`ka Zot te me ndihmoi,
Apo vet ai me mallkoi?
Sa letra jan hargjuar,
Sa mall ne to kam pasqyruar.

Atdheu im une s`jam menduar,
Se jeten time si kam per ta cuar,

Ota jap fjalen ATDHEU im,
Qe do te vie si pulebardha ne Agim.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Dardania Wed Sep 28, 2011 10:24 pm

LISIN
E prenë lisin në degë
trung e rrënjë mbet
rrënjët në tokë i shtrëngoi
thellë në dhe i lëshoi


Sa herë gjaku pikoi mbi lis
u mbush trungu me degë e pip
sa herë degën e shkurtuan
rrënjët trungut iu forcuan


E prenë lisin e na e shpuan
po për tokë s, mund e shtruan
u mbush lisi plot me degë
trupin lart e lëshoi përpjetë
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:26 pm

GJAKU I LIRISË

Thellë nga zemra buron
shumë shtrenjtë kushton
i ruhet atdheut trimrisë
i dhurohet vetëm lirisë


Nga trupi gurron si gurra
e dhurojnë gra e burra
e falin pleq e të ri
gjaku jepet vetëm për liri


Për gjakun e lirisë dot
nuk qahet,nuk derdhet lot
si duan lotët trimat dëshmorë
gjaki i lirisë thurrë kurorë
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:27 pm

ËNDRRA E VRARË

Tej Sharrit një zë dëgjohet
zë i një të riu që nga sytë verbohet
jo, Kosovë, ti këshut nuk ke qenë kurr
për ty, foshnja sot bëhet burrë


Nusja sot na mbetet pa dhëndërr
fëmijës i mbeti e ngrirë një ëndërr
djali shkruan një letër gjaku
e plaku nuk është ta lexoj te oxhaku


Dashuria e dy të rinjve sot mori fund
ndër atë bli që rrinin atje në katund
me lule lirie vasha rri si kandjell
të dashurin e saj për në luftë përcjell
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:27 pm

LIRIA

E bukur me dhembje e trishtime
qëndisur me pika gjaku
e qëndisur nga vashat trime
me gjak të njomë- të riu e plaku


Po më dukesh si mali me borë
sa hije të paska rrezja kurorë
sa e bukur si nuse kreshnike
në duar të trimave ti na u rrite


Hije të paska gjerdani i dëshmorëve
trimat të thurrën malin e kurorëve
të thurrën vashat,vashat trime
ty, Kosovë, një rreze me shumë gëzime
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:28 pm

JA KËTU

Ja, kët ndër shekuj me radhë
në arat tona ne mbjellëm farë
ja, këtu bukës i thonë bukë
edhe ujit i thonë ujë ,mu këtu


Ja, këtu ne gjithmonë jemi
edhe eshtrat këtu i kemi
këtu ishim gjithmonë
me djersë e gjak, në tokën tonë mu këtu


Ja, këtu nën tokë në rrasa guri
themelet e thella i ka muri
vatra, konaqe ,mbushur lisa e trima
në këto djerrina mu këtu


Ja, këtu janë rrënjët e mia
i njeh toka i njeh historia
ja ,këtu nndër shekuj fise Ilire
më njohu kultura ,gjuha
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:28 pm

TEK KJO TOKË

Tek kjo tokë,tokë e kuqe
kanë mbirë shumë lulëkuqe
kanë rënë në varr shumë nuse
shumë trima lulëkuqe nëpër varre


Tek kjo tokë me lisa
janë aty buka dhe rrita
gjakëra të ngjizur në rrasa guri
shkaba qëndisur tek flamuri


Tek kjo tokë- tokë e fortë
arat mbjellur me eshtra dje e sot
lule skuqur me gjak Kosove
tek kjo nënë me shumë morte


Tek kjo tokë ka varre shumë
u derdh gjaku,u derdh lumë
e të bleruara janë mal e fushë
dasëm bëjnë dasmorët me krushq


Tek kjo tokë,tokë shqiptare
mbijnë lulëkuqet përmbi varre
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:28 pm

NË BALLË TË OXHAKUT

Në ballë të oxhakut
ti hoqën plagët, ti hoqën rrudhat
ta ruajtën sofrën, ta ruajtën pragun
ta mbrojtën nderin, ta mbrojtën konakun


Në ballë të oxhakut ngritur nga vdekja
O, nuk falet kjo tokë, o kurrë, o kurrë
nuk falet nderi e nuk turpërohet fisi
rrënjët e thella i ka lisi


Shumëherë në oxhak
u ruajt trungu,u ruajt foleja
harruan se me shekuj këtu ka një prag
shumëherë vdiset për një oxhak
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:29 pm

DO TË BËHET DASËM

Do të bëhet dasëm-dasëm në Kosovë
vallen do ta udhëheqin shumë dasmorë
vallja do të niset mu aty në Drenicë
do të vallëzojnë dasmorët e lirisë


Do të bëjmë dasëm të madhe
le të gëzohen fusha e male
konakun do ta hapim,do ta hapim derën
nuse do ta bëjmë të bukurën pranverën


Nusen do ta stolisin me kurorë
Adem Jashari me shumë shokë
nusja e bukur,nusja Ilire
me duvak të kuq, duvak lirie


Do të bëjmë dasëm, dasëm në Kosovë
kemi ftuar shumë krushq e dasmorë
konaku është hapur në Drenicë
në ballë të oxhakut Azem Bejta e Baca Isë


Në maje të Kullës valon flamuri
krushqve para u del Bajram Curri
në ballë të oxhakut Hasan Prishtina
mirë se vini na thotë tërë Drenica


Do të bëjë dasëm tërë Kosova
sofrën do ta shtrojnë Xheva e Shota
do të gëzohet sot Kosova e kuqe
dasëm do të bëj- do të bëhet nuse
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga **Dardane** Wed Sep 28, 2011 10:32 pm

HEU KOSOVË

Heu ,Kosovë çerdhe e lashtë
një vdekje
tokë Ilire
Drenicë ti fole martire


Heu ,Kosovë lulëkuqe në kullë
e përgjakur me flamur
fole në shkrepa
nuk të lanë të vdisësh shota e Azem Bejta


Heu, Kosovë djep prej druri
në ty u përkund Bajram Curri
ti shqipe mali
me gjak të ujiti Adem Jashari


Heu, Ksovë kështjellë e vjetër
sa herë të është nxirë oxhaku
kurorë të thurrën ditët nga gjaku


Heu, Kosovë ti djep plak

kurr nuk u dridhe u lave me gjak
që ndjell lotë guri
kur për tokë nuk të ra flamuri


Kosovë, o ti Kosovë ,nënë e madhe
Kosovë e mbuluar me varre
manushaqe prilli
Kosovë, Kosovë ti lule Dugagjini


Heu ,Kosovë ti e lashta tokë
gjitmonë u rrite në barot
sa herë që të mbuloi errësira
ti ndezi qirinjtë Hasan Prishtina


Heu, Kosovë rritur në histori
e përgjakur në luftëra gjithkund për liri
mbushur mbushur me plagë
e ruajtur shekuj me radhë


Heu,Kosovë ti loke fisnike
shumë pranvera në kullë i prite
kala mur mbi mur
themelet askush nuk mundi për ti shkulë


Heu, Kosovë korbat nuk të lanë të qetë të flesh
të dhanë plagë të plagosën shpesh
dëshmorët të qofshin lavdi
që me varre të stolisën lirinë


Heu, Kosovë sa herë ti thirre në kushtrim
në ballë të oxhakut të doli nga një trim
për ty u dha besa- besë
i gjallë pa ty Kosovë askush nuk deshi të mbesë
**Dardane**
**Dardane**
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 38
Join date : 22/09/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  per  Kosoven dhe  Heronjt    Legjendar... Empty Re: Poezi per Kosoven dhe Heronjt Legjendar...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi