Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit...

Shko poshtë

Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... Empty Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit...

Mesazh nga Dardania Sat Jul 02, 2011 1:59 am

Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit... 10duccc-300x169 Të lidhur në pranga, të burgosurit Shqiptarë, me të arritur në burgun famëkeq të Dubravës i rreshtuan dy nga dy dhe i drejtuan e i vendosën në pavilionin’’C’’, ku ishin pozicionuar shumica e gardianëve dhe paramilitarëve kriminelë ordinarë në pozicionet cik-cak, të cilët, pa një pa dy, si bishat u torturuan, me shufra gome, të hekurta, shqelma dhe mjete të tjera të forta, të cilët të burgosurve shqiptar u dëshiruan’’mirëseardhje’’, duke i keqtrajtuar deri në alivanosje?!….
Ploja më 21, 22 dhe 23 maj 1999
Synimi i gardianëve dhe kriminelëve ordinerë, me aparate të rrymës, me shufra gome, shqelma dhe mjete tjera të forta ishte shkatërrimi i veshkave dhe organeve gjenitale të çdo i burgosur shqiptarë dhe mu aty ishin të rënat më të shpeshta. Të gjitha këto presione, maltretime të rënda fizike dhe psikike, u bënë nën komandën e komandantit të burgut të Dubravës-Mikiç Vidiçit. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi kompleksin e burgut të Dubravës, së pari furishëm i goditën lokalet e qëndrimit të gardianëve, të cilët si zakonisht para çdo bombardimi të forcave të NATO-s u mundësoi krimineleve serb të largoheshin nga kompleksi i burgut e të strehoheshin… Gjatë kohës së bombardimeve, të 990 të burgosurit shqiptarë, qe kishin mbetur në pavilonin’’C’’dhe pavijonet e tjera, me shufra të metalta dhe mjete të tjera të forta, i thyen dyert e burgut dhe dolën në fushën e kompleksit të burgut. Më 21 maj të vitit 1999, nga kompleksi i burgut të Dubravës, serbët, me armë të kalibrave të ndryshëm, provokonin aeroplanët e NATO-s, të cilët i detyruan që për të dytën herë mbi kompleksin e burgut të Dubravës të kryejnë bombardime të furishme, të cilat zgjatën gjatë tërë ditës , deri në mesnatë .Gjatë këtij sulmi,gjithashtu mbetën të vrarë e të plagosur shumë shqiptarë. Të tjerët nga frika e më së keqes, tërë natën e kaluan në pjesën e jashtme të lokaleve të burgut.
Më 22 maj, komandanti i burgut-Aleksander Rakoçeviç, të burgosurve shqiptarë, nëpërmjet altoparlantëve, u bëri thirrje që, për pesë minuta, të bëhen gati dhe të dalin në oborrin e kompleksit të burgut, ku për shkak të’’sigurisë’’, do të largohemi nga burgu i Dubravës dhe do të udhëtojmë për Nish dhe burgjet e tjera të Serbisë? Shumica e atyre qe i shpëtuan masakrës makabre serbe të 22 majit të vitit 1999 të trazuar shpirtërisht pas fatit dhe ndihmës së Zotit që patën gjatë ikjes, arritën të strehohen në lokalet e kuzhinës, në bodrume, në kanale, në gropën septike dhe në skuta të tjera të burgut, me qëllim për të shpëtuar trupin dhe shpirtin. Pasi pushuan të shtënat e kriminelëve ordinerë, ne të burgosurit tjerë që i shpëtuam vdekjes së sigurt, të cilën e vrapuan në vendin ku ishte bërë masakra makabre për t’u ardhur në ndihmë shokëve të plagosur rëndë e lehtë dhe me vështirësi të mëdha arritëm të bëjmë tërheqjen e disa të plagosurve. Gjatë tërheqjes na hetuan kriminelët ordinerë serbë, të cilët mbi ne, qe shkuam në ndihmë filluan të shtien me pushkë snajper dhe armë të tjera. Në ato momente kritike për shpëtimtaret dhe të plagosurit, mbeti i vdekur shpëtimtari Nazmi Shala me disa shokë të tjerë.
Kriminelet ordiner në burgun e Dubravës kudo që hasen në shqiptarë i lanë të vdekur.
Vrisnin serbët dhe e fajësonin NATO-n
Një ditë pas masakrës barbare serbe më 23 maj në orët e para të mëngjesit kriminelet ordinerë serbë, shumica prej tyre të ardhur nga burgjet serbe për të masakruar shqiptarë në burgun e Dubravës dhe në Kosovë, të armatosur deri në dhëmbë me revole, thika të mprehta, bomba dhe maska në kokë, si bishat e tërbuara hynë nëpër pavijonet e burgut, ku filluan të kositin shqiptarë si barin para kose, kuptohet, ata që i shpëtuan masakrës në burgun e Dubravës. Kriminelët ordinerë nëpër kanalizime, gropën septike dhe skuta të tjera të burgut, ku ishin një numër bukur i mirë i të burgosurve, hodhën bomba dore, ku shumë të burgosur të strehuar mbetën të vdekur. Këta kriminelë ordinerë nëpër korridore dhe vende të tjera kudo që hasën në shqiptarë të burgosur shtien me revole në të burgosurit shqiptarë, duke i lënë të vdekur?!
Në spitalin e burgut, ku ishin dërguar pesëmbëdhjetë të plagosur rëndë për shërim, kriminelët edhe mbi të plagosurit rëndë shtinë prapë me revole në kokë dhe të gjithë i lanë të vdekur para syve të personelit shëndetësor. Më në fund, grupet paramilitare dhe të gardianeve ordiner, me të arritur në lokalet e kuzhinës së burgut, ku ishin grumbullua një pjesë e mirë e të burgosurve shqiptarë, të cilët i shpëtuan masakrave të mëparshme mbi ta pa ku kurrfarë paralajmërimi zbrazën rafalë automatikësh, ku mbeten të vrarë dhe të plagosur rëndë e lehtë shumë të burgosur shqiptarë. Autorët e kësaj masakre të organizuar e realizuan nën komandën e strukturave shtetërore të Serbisë, ku ishte i përfshirë edhe zëvendëskomandanti M. Vidiq me armë automatike kalibrave të ndryshme, me revole, me thika, me shufra gome, të hekurta dhe mjete të tjera duke vrarë dhe maltretuar rëndë fizikisht dhe psikikisht, shqiptarë të pafajshme, shumica e moshave të reja?!…Pas këtyre masakrave barbare të cilat nuk i mban në mend historia e burgjeve ndërkombëtare. Ata që u shpëtuan plumbave të armëve të kriminelëve ordinerë serbë u kërkua nëpërmjet megafonave që të gjithë nga birucat dhe lokalet tjera të këtij burgu brenda pesë minutave të dalin në pistat e betonuara në oborrin e burgut dhe aty të rreshtohen mu në vendin ku më parë me metoda me barbare u vranë dhe u masakruan koleget e tyre të burgut. Edhe përkundër luhatjeve të mëdha, të zbatohet komanda e krimineleve dhe komandanteve të tyre duke iu frikësua më të keqes, pozitivisht iu përgjigjen këtyre thirrje dhe dolën dhe u reshtua në vendin e caktuar. Afër të rreshtuarve shqiptarë, si herën e parë, kriminelët serbë mirë ishin pozicionuar për gjuajte. Kriminelet ordinerë në këto çaste i komandonte një i burgosur kriminel serbë, të cilin të gjithë e njihnin mirë, por emrin nuk ia dinim- na thanë të burgosurit e burgut famëkeq të Dubravës së Istogut. Pas rreshtimit për katër na urdhëruan të shkojmë në drejtim të hallës së sporteve të vogla dhe pasi na futën brenda na urdhëruan të gjithëve të ulëm poshtë në parket. Madje nga ne kërkuan që t’i bartnim të plagosurit dhe të njëjtit t’i sjellim në parketin e hallës sportive. Në këto momente të vështira për të gjithë ne ku ishim të strehuar si pulat, na shanin nënën shqiptare dhe na kërcënonin së të gjithëve do tu presim kokat si pulave. Në sallë, ku ishim të grumbulluar ne të burgosurit shqiptarë që Zoti dhe fati deshi tu shpëtojmë të gjitha këtyre masakrave, atyre ditëve në “vizitë” komandanti të burgut i erdhën tre inspektorë të sigurimit shtetëror dhe shumë gazetarë, të cilët filluan t’i incizojnë objektet e dëmtuara nga bombardimet, të plagosurit dhe të vrarët, për çka e fajësuan forcat e NATO-s, a në realitet ata ishin ata që i kryen të gjitha masakrat në fjalë.
Në fillim të javës së fundit të muajit maj, të vitit 1999 me autobus dhe kamion, ata që i shpëtuan masakrës barbare në kompleksin e burgut famëkeq të Dubravës së Istogut, e në mesin e tyre edhe të plagosurit nga komuna e Istogut u nisen në drejtim të burgut të dytë famëkeq të Lypjanit, kurse të vrarit dhe të plagosurit u varrosen në një varrë masiv në kodrën e fshatit Rakosh me një qëllim për tua humbur gjurmët- na thanë dëshmitaret e gjallë të burgut të Dubravës së Istogut dhe shumë burgjeve tjera në Kosovë dhe anë e këndë Serbisë
Në burgun famëkeq të Dubravës në komunën Istogut, që nga muaji dhjetor i vitit 1998 dhe sidomos qershori i vitit 1999 netët dhe ditët e ferrit nuk do të harrohen kurrë. Të gjitha këto barbari ishin të vështira për të gjithë ata shqiptarë që ishin të burgosur. Ishte aty një kohë e një pjese të vuajtjeve dhe krajatave që i përjetuan qindra të burgosur shqiptarë të pafajshëm nga të gjitha anët e Kosovës. Shkaktarët të këtyre vuajtjeve ishte shteti serb, që kishte lëshuar kriminelët ordinerë të liruar nga burgjet serbe dhe malaziase të dërguar në Kosovë për të vrarë dhe masakruar shqiptarët e pafajshëm. Të burgosurit shqiptarë të kthyer nga burgjet serbe në burgjet e Kosovës në Lypjan dhe komunën e Istogut pësuan trishtim të thellë e të papërshkruar nga këto barbari fashiste të shtetit dhe institucioneve serbe. Ata të cilët i shpëtuan me të keqes nuk do t’i harrojnë kurrë këtë barbari antinjerëzore. Në masakrat barbare të 21, 22 dhe 23 majit të vitit 1999, kriminelët ordinerë serbë, ( që dihen se kush janë dhe që të gjithë edhe tash 12 vjet pas luftës janë në liri, pa u marrë në pyetje nga asnjë gjykatë) i vranë dhe i masakruan në mënyrë më barbare 160 të burgosur shqiptarë dhe i plagosen lehtë e rëndë, mbi 200 të burgosur të tjerë shqiptarë, të zgjedhur nga të gjitha anët e Kosovës për çka dëshmitarët e gjallë të masakrave më barbare në burgun e Dubravës së Istogut dhe Lipjanit nuk do të harrojnë kurrë
Inatin e humbjeve nga NATO, serbët e shfrynin mbi të burgosurit dhe civilët shqiptarë
Si kudo në Kosovë edhe në komunën e Istogut ndodhën tragjedi të mëdha që ishin përsëritje e vazhdueshme e dhunës që për një shekull kanë ndodhur në këtë anë të Rrafshit të Dukagjinit. Nëpër rrugët dhe rrugicat fusha, kodra maleve të këtij regjion u kryen krimet më barbare, ku nga duart e krimineleve serbë, shumica “fqinjë” të shqiptarëve, të armatosur me armë të kalibrave të ndryshme, me thika, me bomba dore, me shufra gome, të hekurta dhe mjete të tjera të forta, me fitilin e benzinës pas veti lanë gjurmë të rënda të krimit, të çmendurisë, të barbarizmit, të dhunës shtazarake…..
Në fshatin Staradran dhe shumë lokalitete të tjera të komunës së Istogut në rrugë, rrugica, në oborre, në livadhe janë gjetur kafka të hedhura, trupa njerëzish të sharritura me sharra motorike, duar, këmbë, koka dhe pjesë të tjera?! …
Në javën e parë të muajit maj të vitit 1999 në fshatin Staradran u vranë dhe u masakruan shtatëmbëdhjetë staradranas, kurse në oborrin e shtëpive të Demë dhe Zymer Berishës u masakruan 150 veta, kryesisht të zhvendosur nga regjionet e ndryshme të Kosovës. Ata që bënë krime në fshatin Saradran e mjedise të tjera në komunën e Istogut ishin paramilitarë, shumica nga fshatrat e komunës së Istogut. Shkurt në komunën e Istogut 106 serbë morën pjesë në djegien, në plaçkitjen, në vrasje, në masakrime, në vjedhje dhe shumë barbari të tjera të rënda, të cilat populli shqiptarë i fshatrave të komunës së Istogut e të rrethinës nuk do t’i harrojë kurrëPra, të burgosurit politik në burgun e Dubravës dhe burgjet serbe me vendim e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe shërbimeve sekrete serbe, kinse “ për shkaqe sigurie” të burgosurit shqiptarë u dërguan nga burgjet e Kosovës për ta vuajtur dënimet në burgjet e Serbisë. Organet sekrete shtetërore serbe morën qëndrim të prerë që të gjithë të burgosurit shqiptarë nga burgjet serbe anekënd Serbisë dhe Vojvodinës të kthehen serish në Kosovë, ku “siguria” do të jetë më e madhe, e sidomos në burgun famëkeq të Dubravës së Istogut. Kthimi në fjalë u bë gjatë fillimit të muajit prill të vitit 1999 me një qëllim që të bëhet asgjësimi i tyre?! Rasti i burgut famëkeq të Dubravës së Istogut është një ndër krimet më barbare , i cili ishte organizuar mirë dhe me qëllime të caktuar nga kreu shtetëror ushtarak dhe policor qëllimisht likuidimin e të burgosurve shqiptarë dhe pengjet e luftës. E tërë kjo kurthe mirë e organizuar për t’i likuiduar dhe masakruar të burgosurit shqiptarë nuk mbahen në mend nga historia e burgjeve ndërkombëtare. Krimet në Burgun e Dubravës janë dëshmi e gjallë, është rrugë e mirë për t’i treguar botës së civilizuar, 12 vjet pas , për ta ndriçuar masakrën më barbare , në mënyrë që të dalin para drejtësisë të gjithë kriminelët dhe udhëheqësit e tyre të cilët kryen këtë dhe shumë krime të tjera nëpër Kosovë mirë të kurdisura. Andaj, është obligim njerëzore që kriminelët pas dymbëdhjetë vjetëve lirie të zihen, të burgosen dhe të dërgohen aty ku e kanë vendin, ngasë krimi barbare e kryer në kompleksin e burgut të Duravës së Istogut e cila është një përsëritje e ngjarjes tragjike të burgut famëkeq të Tivarit dhe burgjeve të tjera që ndodhen shqiptareve gjatë më shumë se një shekulli.
Kompleksi modern i burgut të Dubravës para dymbëdhjetë viteve u shndërrua në një kazermë të rrezikshëm ushtarako-policore dhe paramilitare serbe. Sipas shënimeve dhe fotografive që disponojmë nga kompleksi i burgut famëkeq në Dubravë u stacionuan forcat më të përgatitura ushtarako- policore dhe njësit sekrete të armatës jugosllave, të cilat qysh në ditët e para të vendosjes në pjesën me të mirë të tokës së punuar të burgut u ngritën pistat moderne për aterrimin e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarakë, të cilët çdo ditë bombardonin vatrat e rezistencës dhe të fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit e të regjionit të Drenicës, të cilat ishin në shënjestër të tyre.
Kampi i përqendrimit sikurse ato fashiste
Të burgosurit shqiptarë me të arritur nëpër burgjet serbe çdo kund nga gardianet dhe forcat paramilitare u priten me dhunë, duke i rrahur me shufra gome, me shqelma dhe mjete tjera të forta, të cilat nuk do t’i harrojnë kurrë…
Skenari mirë i përgatitur për kthimin e afro 1 nijë të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe të Serbi dhe Kosovë me urdhrin e Sllobodan Millosheviqit, ministrit të jurispodencës të Republikës së Serbisë, Bogolub Jankoviqit, drejtorit i burgut famëkeq të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviç të cilët në bashkëpunim të ngushtë me strukturat sekrete ushtarako-policore serbe, në kohën kur ushtria serbe ishte ne valën dhe flakës të bombardimeve nga forcat e t NATO s, më se 1 mijë të burgosur shqiptarë filluan t’i kthejnë në Kosovë dhe të njëjtit t’i grumbullojnë në kompleksin e burgut famëkeq në Dubravë, i cili u bë në një kamp i vërtetë përqendrimi me një qëllim që, sipas skenarit mirë të përgatitur, ishte paraparë të bëhet një masakër barbare për asgjësimin e djemve, burrave intelektualëve më në zë në Kosovë, më në krye prof. Ukshin Hotin. Mbikëqyrësi i burgut famëkeq Branko Komatina ishte përcjellësi i fundit në rrugën pakthim të profesor Ukshin Hotiti… Në burgun e famëkeq të Dubravës, në kohën kur filloi kthimi dhe grumbullimin i të burgosurve shqiptarë, shumica e tyre ishin të dënuar politikisht. Në këto momente kritike për shqiptaret organet shtetërore të Serbisë nga burgjet serbe liruan shumë kriminelë ordiner, të cilët erdhën me detyra speciale në burgun e Dubravës dhe burgjet e tjera në Kosovë për të kryer maltretime të rënda fizike, për të vrarë, për të masakruar dhe në fund për t’i shfarosur të gjithë ata që janë shqiptarë..
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi