Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
39 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 39 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia

Shko poshtë

Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia Empty Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia

Mesazh nga Dardania Sat Aug 06, 2011 11:47 pm

Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia 283264_158305157578664_127734377302409_343069_6851236_n



Nga Dominic Sandbrook

Ekzaktësisht 80 vite më përpara, kapitalizmi ndërkombëtar ishte në pragun e shkrirjes totale.

Kolapsi i sistemit bankar në verën e vitit 1931 tronditi mbarë Europën, gjunjëzoi qeveritë dhe nxori mijëra njerëz në rrugë.

Në SHBA presidenti dhe kritikët e tij në kongres u përplasën ashpër në lidhje me rritjen e taksave dhe shpenzimet qeveritare.

Bankat refuzonin të jepnin kredi, miliona njerëz ishin pa punë, kapitalizmi dukej se ishte diskretituar plotësisht.

Në vende të tjera, shumë njerëz u kthyen nga ekstremi i djathtë.

Në Britani, një gjeneratë e intelektualëve i ktheu shpinën kapitalizmit, duke u mbështetur tek utopia e komunizmit sovjetik, duke mbyllur sytë përpara krimeve të Stalinit.

Disa dekada më pas duket se gjithçka është harruar dhe i përket historisë.

Por vera e vitit 2011, me eurozonën në kaos, SHBA-në të zhytur në borxhe, lëvizshmërinë sociale në vendnumëro dhe me miliona familje të thjeshta në vështirësi të mëdha, situata duket si e parë më përpara.

Dy ditët e fundit tregjet kanë qenë në rënie të lirë në mbarë botën kapitaliste. Investitorët po humbasin besimin tek Spanja e Italia, dy nga ekonomitë më të mëdha në Europë. Në këtë mënyrë nuk mund të përjashtohet një recesion i dytë botëror, kësaj here më shkatërrues.

Edhe pse aksionet nuk kanë prekur nivelin e krizës së Uoll Stritit të vitit 1929, situata e kësaj jave tregoi se sa i brishtë është sistemi kapitalist.

Nëse ndodh më e keqja, nëse Spanja e Italia bien dhe euro futet në ujëra të turbullta, ekonomia botërore do jetë në hall të madh.

Njëzet vite më përpara, perëndimi kapitalist po vetëkënaqej me fitoren në Luftën e Ftohtë. Marksizmi vdiq dhe kapitalizmi triumfoi. Sistemi i tregut të lirë nuk mund të gabonte, ai kishte nxjerrë miliona në Perëndim nga varfëria dhe i kishte përmbytur ata me mallra dhe të mira.

Sot panorama është e ndryshme. Edhe pse e majta nuk e ka marrë kurrë veten pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kapitalizmi nuk ka qenë kurrë në një gjendje më të dëshpëruar.

Me një grup bankierësh që fitojnë bonuse gjigante dhe me Europën e mbuluar nga një valë masash mbrojtëse, edhe e djathta ka nisur të mendojë se mos ndoshta sistemi është në favor vetëm të elitave të pasura metropolitane. Është momenti që politikanët tanë të bëjnë që këta njerëz të paguajnë taksën e tyre ndaj njerëzve të thjeshtë.

Megjithatë, pavarësisht dobësive, kapitalizmi mbetet e vetmja rrugë për të promovuar mundësitë reale dhe afatgjata. Sisteme të tjera janë provuar e kanë dështuar. Vetëm kapitalizmi e ka provuar veten si i vërtetë përballë instikteve njerëzore. Prandaj është koha që politikanët të mësojnë nga historia.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi