Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kosova mbetet pa Coca Cola EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kosova mbetet pa Coca Cola

Shko poshtë

Kosova mbetet pa Coca Cola Empty Kosova mbetet pa Coca Cola

Mesazh nga Dardania Sun Aug 07, 2011 8:51 pm

Kosova mbetet pa Coca Cola Coca-cola-1 Në marketet dhe restorantet e Prishtinës tashmë ka filluar të ndihet mungesa e Coca Cola-s. Për shkak të masave për reciprocitet, kompanitë që kanë furnizuar tregun kosovar me këtë produkt përmes Serbisë, tash nuk mund të hyjnë në Kosovë, shkruan Express.

Probleme në tregun kosovar, tash pas reciprocitetit, kanë filluar të shfaqen vetëm me brendet e njohura botërore si Coca cola. Produkte këto të cilat kanë kryesisht filialet në Serbi apo edhe më larg, por që eksportohen përmes Serbisë.

Mungesa e këtij artikulli veç ka filluar të ndihet në marketet e Prishtinës, si dhe në restorante. Distributori ekskluziv i Coca-Cola`s, Hellenic Bottling Company, me seli në Athinë ka furnizuar tërë regjionin, por që në Kosovë e ka eksportuar përmes Serbisë.

Kompania e vetme vendore që aktualisht bën mbushjen e produkteve të Coca Cola-s është Fluidi nga Gjilani.

Pronari i kësaj kompanie, Fejzullah Mustafa shpjegoi se kompanitë që kanë furnizuar tregun kosovar me këto prodhime përmes Beogradit, për shkak të masave për reciprocitetit, tash nuk mund të hyjnë në Kosovë. “Për këtë arsye ka mungesë të madhe të furnizimit me këtë artikull”, tha ai.

Furnizuesi ekskluziv është ‘Coca Cola Kosova’, e cila këtë artikull për konsumatorët vendës e ka sjellë kryesisht përmes Serbisë. Drejtuesit e përfaqësisë së këtij produkti në Kosovë s`kanë treguar shkaqet e mungesës. Deri më tani, disa nga marketet dhe restorantet janë furnizuar me Coca Cola në kanaqe.

Zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Kelmendi, tha se jozyrtarisht është folur se ky produkt për tregun e Kosovës do të vijë nga Shqipëria, ‘por deri tani asgjë konkrete nuk ka”, ka thënë ai. Coca-Cola Hellenic Bottling Company S.A. është prodhues dhe furnizues i shumë vendeve të Evropës me produkte të Coca Colës, përfshirë vendet e regjionit Serbinë , Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën, Bullgarinë etj. Kosova është furnizuar me këto produkte përmes Serbisë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi