Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI

Shko poshtë

NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI Empty NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI

Mesazh nga Dardania Thu Aug 11, 2011 8:38 pm

NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI U3_valon1





Nga BEQIR SINA, New York




Lajçi : ''Shpresoj se do të vizitoj edhe vende të tjera të botës, por si Rugovën nuk do të gjej askund.''

BRONX - NEW YORK : Valon Lajçi ka lindur më 20 gusht të vitit 1988 në Pejë të Kosovës. Prindërit dhe gjyshërit e tij janë nga Rugova Pejës. Kujtimet e tij të fëmijërisë janë të lidhur me gjithçka që ka të bëjë me qytetin e tij të lindjes, saqë kurdo që ta pyesësh ai e quan veten rugovas dhe për këtë është shumë krenar. Megjithëse fati e ka dashur që si fëmijë, ai të shëtis gati tërë Evropën, tërë kontinentin e Amerikës Veriore, mirëpo asnjëherë, Valoni thotë: "S’e kam ndier veten si në Rugovën e gjyshërve dhe prindërve të mi. Nuk kam parë vende më të bukura se atje. Shpresoj se do të vizitoj edhe vende të tjera të botës, por si Rugovën nuk do të gjej askund.

Shaban Lajçi babai i tij i cili lëshoi vendin e tij dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është aktor, intepretues, instrumentist dhe recitues i talentuar, ai ka lindur në fshatin Drelaj të Rugovës - Pejë, ku kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë, për t'ju bashkuar artistëve shqiptarë dhe veprimtarive të shqiptarëve të Amerikës.

Kur isha dhjetë vjeç, thotë ai për gazetën kombëtare Bota Sot, fati e deshi që ta braktisja Kosovën. Ishte kohë lufte dhe unë isha në shkollën fillore "Xhemajl Kada" në lagjen Fidanishtë të qytetit të Pejës. Së bashku me prindërit lëshuam atdheun. Ishte kohë lufte dhe represioni nga ana e regjimit serb. Një pjesë e madhe e popullatës shqiptare u dëbua nga trojet e veta. Një pjesë e madhe edhe u vra dhe u masakrua. Ende nuk dihet për fatin e mijërave personave as sot, 12 vjet pas përfundimit të luftës. Shumë shtëpi u dogjën. Vendi ishte në luftë dhe u shkatërrua shumë.

Gjatë asaj kohe shumë shqiptarë të Kosovës morën rrugën e arratisë. U larguan nga Kosova dhe mësyen rrugët e botës. Kush në Europë e kush në Amerikë. Fati e deshi që edhe unë si fëmijë të lëshoja vendin tim. Tokën e të parëve të mi. Fillimisht unë dhe prindërit e mi u vendosëm në Belgjikë, por pas një kohe vendosëm të vinim në SHBA.

Rruga për të ardhur në SHBA ka qenë e gjatë dhe e mundimshme. Valoni tregon se ai dhe familja e tij kanë përjetuar shumë vuajtje, shumë peripeti. Simbas rrëfimit të tij thuhet se pasi që ata shetitën pothuajse gjithë SHBA-në, arritën të vendosen në një lagje emigrantësh të New Yorkut - Bronx e cila ka dhe numërin më të madh të familjeve kosovare, sepse në Bronx ata kishin shumë anëtarë të familjes, shumë bashkëkombas, por edhe një përparësi për emigrantët e rinj.

Kështu vazhdoi jeta ime. Vazhdova të shkoja në shkollë këtu. Në Bronx vazhdova shkollën prej klasës së 7-të e deri në vitin e dytë të shkollës së mesme. Përvec gjuhës angleze, mësova edhe gjuhën spanjishte dhe e përmirësova gjuhën frënge që e kisha mësuar në Belgjikë gjatë qëndrimit tonë atje për rreth dy vjet me radhë.

Shpërngulja nga Nju Jorku në Stamford të Kenerikes ( Connecticut)

Në fillim të vitit të dytë të shkollës së mesme, së bashku me prindërit ata shkuan në qytetin e Stamfordit të shtetit të Kenerikës (Connesticut-it). Shkollë e mesme Valoni e vazhdon në Stamford High Scholl, të cilën e mbaron në qershor të vitit 2006. Pasi që mori diplomën e kësaj shkolle, tenton të provojë dicka të re në Amerikë. Nga Stamfordi ai bartet me gjithë familje për në Phenix të Arizonës, me qëllim që të punoja dhe të shkollohesha në Arizona State University, një kolegj shumë i njohur në Vest Coast. Pas 6 muajve të qëndrimit në Phenix vendos të kthehet përsëri në Nju Jork.

Menjëherë pasi që arrinë në Nju Jork fillonë të punoja në një kompani të sigurimeve. Punësimi në kompani të sigurimeve i mundësoi të punojë në shumicën e ndërtesave që ndodhen në qytetin e New York-ut, Manhattan, në disa prej të cilave është si qendra tregatre e BMW, qendra financiare në Wall Street, në qendra të njohuar tregtare e financiare në Harlem, Midtown etj.

Valoni rrefehet se "Pasi hoqa merakun e punës në kompaninë e sigurimeve, pashë që kjo punë nuk është për mua. Ëndrrat e mia ishin shumë më të mëdha, të cilat mund të realizoheshin vetëm përmes shkollimit tim të mëtejmë."

Kështu, ai vendosi të vazhdojë studimet, me mbështetjen e plotë të prindërve. Duke u regjistruar në Borough of Manhattan Community College, BMCC. Në shtator të vitit 2007 fillon studimet për biznes në degën e kontabilitet (Accounting).

Gjatë studimeve në Stamford High School, dy vjet të fundit kam studiur kontabilitetin dhe kjo ishte arsyeja që zgjodha këtë drejtim në degën e Biznesit. Tashmë isha i informuar për këtë lëmi, por e kam pasur edhe pasion.

Gjatë studimeve në BMCC, ishte aktiv në Campus, me disa organizata dhe aktivitete, sic është Student World Assembly (Assamblea e Studentve të Botës), Financial Litteracy Ambasador, Peer Mentor, dhe BMCC Accounting Club.

BMCC Accounting Club, duket se ishte më i favorshmi për pejanin Valon Lajçi. Aty ai ishte aktiv gjatë gjithë studimeve. Ka pasur edhe role udhëheqëse si, nënkryetar, e gjatë semestrit të fundit ai ka qenë edhe Kryetar i Organizates Studentore.

Këtu në New York fillon aktiviteti me komunitetin shqiptarë

I lidhur edhe ai si gjithë shqiptarët e Amerikës, me vendlindjen e tij duke parë aktualitetin politik mendon se "Serbia duhet t’i kerkojëparparakishtë falje Republikes së Kosovës, e pastaj duhet të paguajë dëmet. Pastaj Serbia e Kosova mund të fillojnë bisedimet ndërshtetërore si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Atëherë kur Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës, atëherë mund të fillojnë bisedimet për tregti, siguri etj" shprehet qartë Valoni.

Në verë të viti 2009, Valoni së bashku me disa shokë dhe shoqe shqiptare, nga Kosova Shqipëria dhe viset shqiptare morën pjesë në Paradën e Imigrantve Ndërkombëtarë. Duke përfaqësuar Shqiperinë ata e quajtën këtë paradë "Paradë Shqiptare". Në këtë para morën pjesë mijra vetë dhe ka qenë një ndër paradat më të mëdha që e kan organizuar shqiptarët në SHBA. Në paradë morën pjesë edhe Joseph Diogradi, Sherely Cloyes Diogurdi, Ansambli Folkloik Rugova, Grupi Valltar i Waterburyit, Grupi Rozafati, Bashkimi Kombëtar, këngëtarë, po ashtu kishim edhe yllin a njohur Tony Dovolani, etj.

Në shtator të vitit 2009, Valoni fillon vitin e tretë të studimeve në Kolegjin "Lehman".Tashmë mbasi ai kishte diplomuar në BMCC, në programin 2 vjecar në Kontabilitet. Pas BMCC, ai ka aplikuar në vetëm 3 Kolegje apo Universite, në Fordham University, Baruch College dhe Lehman College. Ishte pranuar në të tri këto institucione të arsimit, por Valoni thotë se zgjodha Kolegjin "Lehman", për shkak të degës së Kontabilitetit që kishte kryer dy vjet më parë. "Kolegji na tha ai m’i patë pranuar të gjitha kreditët që i kisha arritur në BMCC, pastaj ai është afer vendit ku unë banoj, ka një numër të madh të studentëve shqiptarë, si dhe ka një program shumë të mirë të Voleibollit, në të cilin edhe kam marrë pjesë."

Menjeherë, pasi ai filloi studimet në "Lehman", themelon organizatën Bashkimi i Studentëve Shqiptarë (Albanian Students Union) ASU. ASU është një organizatë e sudentëve shqiptarë të Kolegjit Lehman. Ajo synon të promovojë kulturën, traditat dhe zakonet, dhe t’i informojë komunitetet tjera në Kolegj po ashtu edhe të tjerët, për kulturën shqiptare.

Si themelues dhe Presidenti i ASU, bashkë me të tjerë studentë, Valoni me studentët shqiptarë ka organizuar me sukses festimin e disa ngjarje kombëtare dhe disa mbrëmje kulturore. Fillimisht ata ftuan ish kongresmenin Joe DioGuardi, që të fliste për Kontabilitetin, Transaprencën dhe sinqeritetin e raportimeve ndaj qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ASU jo vetem që krijoi komunitetin shqiptar në Kolegjin Lehman, por bashkoi edhe studentë të tjerë shqiptarë që janë pjesë e sistemit të City University of New York-CUNY. Ata janë studentë shqiptarë të disa kolegjeve, si: John Jay Colleg, Baruch College, BMCC, City College, etj.

Më pasë ASU organizoi, mbrëmje festive për diten a Pavarësisë së Shqipërisë, e po ashtu edhe të Pavarësisë së Kosovës. Kështu ata kishin ftuar miq, aktivistë, profesionistë, aktorë, muzikantë të njohur në komunitetin shqiptar. Mysafirë ata kan pasur vazhdimisht: ish Kongresmenin Joe DioGuardi, Sherely Cloyes, Mark Gjonaj, Nick Markola, Besim Muriqi, kengetarja shqiptare DI-VA, Diana Vajushi, Agim Gerbeshi, Frederik Ndoci etj.

ASU nisi të bashkëpunoi edhe me organizata tjera jo vetën në Lehman College, por edhe jashtë tij, sic ishte US Census 2010, me z.Ilir Hysa, që të informojë jo vetem shqiptarët por edhe komunitete tjera që gjenden në rajon.

Valoni thotë se " Është shumë e rëndesishme që të gjithë të njiheshin, sepse, pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë, ata marrin ndihmën që meritojnë prej shtetit. Këtu përfshihen spitalet, shkollat, rruget, ndryshimi i zonave elektorale, për të prezntuar më pas në Kongres etj. ASU po ashtu shfaqi edhe filmin e njohur shqiptar, i prodhuar nga Z. Roko Markolovic, "My Destiny"."

Si shoqatë e studentëve shqiptarë, ata morën pjesë për herë të parë në një mbledhje të të gjitha shoqatave shqiptare që gjenden në SHBA, në prill 2011. Takimi kishte qëllim të inicojë një referendum qeverisë së Republikes se Shqipërisë që të merrte hapa demokratikë për zgjedhjet.

Në Lehman College, ai mori pjesë edhe në lojëra të Volejbollit. Ekipi Lehman College fitoi vendin e tretë në garën e kampnioneve të CUNY. Kjo ishte një përvojë shumë e mirë, sepse Valoni ka pasur rast të njohë shumë studentë dhe përkrahës gjatë lojës në Voleiboll. Aqsa kur ai konkurroj për president të Këshillit Studentor (Student Government) ka marrë shumë vota prej atyre që i njohu gjatë lojës në Volejboll.

Më tej ai tregon se :" Në vitin e katërt të studimeve, unë doja t’ia dorëzojë postin e presidentit dikujt tjetër. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, por vendosa të konkurojë për arkatar (Financial Planner) të këshillit të studentëve. U emërova në këtë detyrë dhe për një vit, i menagjova afer 170,000 dollar , para këto të studentëve. Si arkatar i organizatës, së bashku me studentët dhe bashkëkombasit, ndihmuam Z.Dioguardi bashkëkombasin tonë gjatë fushatës për Senatin Amerikan.".

Për Dioguardin Valoni mendon se ai kishte platformë të mire, ide të reja dhe të mira për shtetin e NY dhe SHBA-të. Ai ka më shumë se 20 vjet eksperiencë në fushën e kontabilitetit publik, thotë Valoni eksperiencë në fushën e politikës. Ai kishte qenë kongresmen më herët. dhe na ka ndihmuar shumë ne shqiptarëve kur kemi pasur më së shumti nevojë, në kohën më të vështirë. Ka bërë shumë për Kosoven dhe popullin shqiptar. Ai vazhdon të punojë për çështjet shqiptare në Ballkan. Për këto arsye ne e kemi ndihmuar dhe vazhdojmë ta ndihmojmë dhe ta mbështesim DioGuardin, fletë me shumë besim Valoni.

Në fund të bisedës studenti pejan në New York, Valon Lajçi i tha gazetës kombëtare Bota Sot se :"Shpresoj dhe do të punojmë që në të ardhmen, komuniteti shqiptar të ketë Paraden e vet ketu në Nju Jork, sic e kanë të gjitha komunitetet tjera. Ta përkrahim dhe t’i ndihmojmë Shoqatës VATRA, e cila është shoqata më e vjetër shqiptare këtu në SHBA prej vitit 1910. Me lejen dhe ndihmën e Vatrës ne mund të krijojmë Kongresin Pan Shqiptar këtu në SHBA, sepse ne shqiptarëve në SHBA na duhet një bashkim. Me Kongresin Pan Shqiptar ne do të kishim me qenë më të bashkuar, më të avancuar në fushata të ndryshme në teren. Po ashtu kishim me qenë të respektuar nga komunitetet tjera, nga politikanë, po ashtu edhe nga qeveritë bashkiake, shteterore dhe kombëtare".

Për të gjitha këto Valoni i faleminderohet në rradhë të parë prindërve të tij dhe këtij vendi të bekuar SHBA mikut të përjetëshëm të Shqiptarëve.

NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI U3_valon2



NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI U3_valon3



NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI U3_valon6



NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI U3_valon8





NJË PEJAN NË NJU JORK - VALON LAJÇI U3_valon9
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi