Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës

Shko poshtë

 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës Empty Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës

Mesazh nga Dardania Mon Aug 15, 2011 2:01 pm

 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës Ez210

Kështu vdiset për atdhe si heroi i Kosovës, Enver Zymeri!
Lajmi për vdekjen e policit Enver Zymeri ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë. Është lajmi që ka pikëlluar të gjitha ata shqiptarë e shqiptare të cilët një ditë më parë u ndien krenarë që janë shqiptarë, krenarë që kanë djem që e mbrojnë sovranitetin e vendit, që përballen me bandat serbe në Veri të vendit.
Enver Zymeri ishte një prej atyre djemve shqiptarë që e shkeli tokën e shtetit të Kosovës deri në kufi me Serbinë. Ishte djalë trim, i cili edhe një herë e mori pushkën në dorë për të çliruar atdheun. Kësaj radhe më 25 korrik të vitit 2011, me urdhër të shtetit të Kosovës. Ashtu siç e mori pushkën në dorë edhe 13 vjet më parë, më 1998, dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por, kur në fund të vitin 1999 u kthye në vendlindje, Enveri erdhi bashkë me lirinë e Kosovës.
Më 26 korrik të këtij viti, kur po kthehej nga detyra e kryer me sukses, Enveri u vra nga një snajper serb, sigurisht pjesëtar i MUP-it serb. U vra pabesisht, pas shpine, ashtu siç dinë të shtinë vetëm kriminelët frikacakë serbë, banditët serbë...
Babai i Enverit, Muharremi, në burg me Albin Kurtin
Rruga lakore për në Dubovc është e shtruar me asfalt. Thonë se vitin e kaluar këtë rrugë e ka përuruar ish-ministri Fatmir Limaj. Kjo rrugë gjatë luftës të çonte në Shtabin e UÇK-së. E shtabi i UÇK-së për këto anë ishte në Dubovc, në njërën nga shtëpitë e familjes së policit të vrarë, Enver Zymerit. Mehmet Zymeri, xhaxhai i Enverit, bën me dorë në drejtim të shtëpisë ku ka qenë Shtabi i UÇK-së. Ai na thotë se Enveri ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në ditët e para. Bashkë me Enverin, pjesëtar i UÇK-së ka qenë edhe babai i tij Muharremi. Ai madje është veteran i luftës së UÇK-së. Ishte edhe minator me profesion.
Muharrem Zymeri, babai i policit të vrarë, Enverit, ishte burgosur nga policia serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte marrë peng si dhjetëra e qindra shqiptarë të tjerë. Muharremi kishte qëndruar në burg në Pozharevc të Serbisë bashkë me Albin Kurtin. Madje me Albinin kishin qenë në një qeli burgu. Kur ishte liruar Albini ishte liruar edhe Muharremi.
Diçka po ndodh në Mitrovicë!
Burrat e familjes Zymeri në orët e hershme të së mërkurës kanë hapur të pame. Në një tendë të improvizuar ata presin e përcjellin familjarë, miq, kolegë të Enverit e shqiptarë nga të gjitha anët e Kosovës, të cilët vijnë të ndajnë dhembjen me familjen Zymeri. Në hyrje të vendit ku po mbahet e pamja, dy policë të Kosovës bëjnë nderime pranë fotografisë së kolegut të tyre të vrarë, Enverit. Dhembja dhe mllefi shpirtëror vërehen edhe në fytyrën e tyre.
 Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës Ez110
Mehmet Zymeri, xhaxhai i Enverit, na tregon se Enveri ka qenë në detyrë ditën e hënë, në ndërresën e dytë. Porsa ka ardhur në shtëpi e kanë ftuar herët në mëngjes në telefon. Familjarëve Enveri u ka thënë se ka “ndodhur diçka në Mitrovicë”. Bashkë me kolegët e tjerë është nisur për në bazën e Njësisë Speciale në Shipol të Mitrovicës. E më pas ia kanë mësyrë Veriut të Mitrovicës.
Mehmeti na tregon se Enveri ka qenë pjesëtar i Njësisë Speciale prej pranimit të tij në polici, gjashtë vjet më parë.
Sokoli: Babi më është vrarë duke luftuar me serbët!
Sokoli 10 vjeç, Xhenetja 8 e Luljeta 6 vjeç janë tre fëmijët jetimë të policitë të vrarë Enver Zymerit. Prej dje ata do të rriten jetimë pa babanë e tyre të vrarë. Prej sot ata janë fëmijët e heroit të Kosovës, Enver Zymeri. Atyre u është vrarë babai nga një snajper serb, sigurisht pjesëtar i MUP-it serb, derisa Enveri me pjesëtarët e tjerë të Njësisë Speciale të Kosovës po kryente aksionin e marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në Veri të vendit, të cilat deri dje kontrolloheshin nga rebelët serbë, pjesëtarë të strukturave paralele serbe.
Sokoli është nxënës i shkëlqyeshëm. Ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm klasën e tretë dhe në shtator do të fillojë klasën e katërt. Kur e pyetëm se a po mërzitet për babanë, na tha: ”Babi im është vrarë duke luftuar me serbët. Ai është vrarë për Kosovën....”
Sokoli, Xhenetja dhe Luljeta po presin që së shpejti të bëhen edhe me një vëlla ose motër. Ata po i qëndrojnë afër nënës së tyre e cila përveç dhembjes për vrasjen e burrit të saj, Enverit, së shpejti pret që familjes Zymeri t’ua sjellë në jetë edhe një gëzim, një zë e një vaj foshnje, një pasardhës të Enverit. Ai ose ajo do ta “takojë” babanë e vet vetëm në fotografi dhe do të lexojë për babanë e vet në librin e lirisë së Kosovës.
Kur po largoheshim nga familja Zymeri nga Dubovci i Vushtrrisë, rrugës takojmë kolonën e Policisë së Kosovës, të cilat po e kthenin kufomën e Enverit në familje. Më parë atij i ishin bërë homazhe nga kolegët e tyre, pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Homazhi i tyre ishte edhe një kushtrim, një betim se “do të marrin hakun” se do të mbrojnë atdheun, qoftë edhe me jetën e tyre.
Enver Zymeri u varros me nderime të larta në vendlindjen e tij në Dubovc.
E në dy pikat kufitare të Kosovës në Veri, në pikën 1 e 31, pjesëtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë filluar të ruajnë kufirin. Ata janë të vendosur se do të çojnë në vend porosinë e Enverit, se do të ruajnë kufirin e Kosovës, se nuk do të shkojë huq gjaku i Enverit.
Prej sot dëshmorëve të Kosovës u shtohet edhe një emër: ai është Enver Zymeri!
Prej sot liria e Kosovës ka edhe një ngjyrë më shumë, ngjyrën e kuqe të gjakut të Enver Zymerit.
Prej sot shteti i Kosovës ka edhe një dëshmor, edhe një hero. Shteti ka edhe një obligim; ta mbrojë gjakun e Enverit, ta çojë në vend porosinë e tij dhe të kujdeset për Sokolin, për Xheneten e për Luljetën, si dhe për lulen e re të Enverit që së shpejti pritet të vijë në këtë Botë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi