Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


(×´¯`v^· ·· Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`×

Shko poshtë

(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× Empty (×´¯`v^· ·· Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`×

Mesazh nga Dardania Tue Aug 23, 2011 10:15 am

(×´¯`v^· ··  Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare· ··^v´¯`× Ademimebabevllaneshqiponje Akti i luftës dhe i vdekjes së Adem Jasharit, përveçse e shënjtëroi atë, njëkohësishtë e bëri edhe simbol të Komandantit të asaj lufte, luftë, të cilën e shpërtheu një ditë para se ai të mbushte plot 43 vjeç, më 27 Nëntor 1998.

Me veprimet dhe luftën e tij, ai manifestoi cilësitë e komandanti strateg, që udhëheq e komandon me shëmbullin e tij, ndaj dhe u shpall Komandant i Përgjithshëm i Ushtris Çlirimtare të popullit të tij, pa dekret apo vendim zyrtar. E cilësuam komandant strateg, për të vetmen arsye se ai i organizoi veprimet luftarake, që erdhën deri te rrethimi i familjes dhe fisit të tij, që armiku ta shpërthente luftën në fillim të dimrit të ashpër në Kosovë, gjë që është e papëlqyer nga ushtritë e shteteve pushtues. Nga ana tjetër, duke qënë se Adem Jashari tregoi një trimëri të pashoqe, që është karakteristike vetëm për legjendat dhe, nga që ai u trajtua për Kosovëm si Gjeni, si të tillë, populli ynë e dynatyroi atë, duke i veshur jo vetëm cilësitë e Njeriut të përkryer, por edhe ato të Perëndisë. Për këto arsye Adem Jashari u cilësua edhe Komandant Legjendar, por për historinë mbetet Komandant i Përgjithshëm i Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Adem Jashari u shndërua në Komandant i Përgjithëshëm i UÇK-së edhe për një fakt tjetër, për faktin se ai u shndërua në simbol i shqiptarit të kërkuar nga rilindasit tanë. Kjo bëri që çdo shqiptar i pastër, prej atij momenti deshte t'i ngjante Adem Jasharit, deshte të bëhej si ai, deshte të bëhej shëmbëlltira e tij: patriot, trim, i guximshëm, i besës, i ndershëm dhe jo dredharak e i djallëzuar. Që ky lloj shqiptari të bindej se ish bërë si Adem Jashari, duhej të shihej në pasqyrë. Dhe ajo pasqyrë që e tregonte të plotë e pa deformime ishte Ushtrija Çlirimtare e Kosovës. Vetëm atje e shihje veten në pasqyrë. Kështu Adem Jashari u shndërua në simbol i shqiptarisë dhe në simbol i Komandantit dhe, do të mbetet i tillë.



Kjo dëshirë, që çdo shqiptar t'i ngjante Adem Jasharit, "infektoi" jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por tërë kombin shqiptar, përfshi dhe diasporën shqiptare, prandaj erdhën mbi 10 mijë vullnetarë në Luftën për Çlirimin e Kosovës nga këto pjesë shqiptare. Ky fakt e realizoi plotësisht kuadrin e shndërimit të Adem Jasharit në simbol të Luftës dhe të komandantit për Çlirimin e Kosovës. Çdo Luftë Çlirimtare ka nevojë për një simbol, ndryshe luftëtarët nuk kanë mundësi me kë të krahasojnë veprën e tyre. Në rast se luftrat çlirimtare nuk kanë një simbol, të cilin populli e adhuron deri në mit, (i cili mund të jetë individ ose organizatë a forcë politike), është e vështirë që ushtria çlirimtare, e cila krijohet në atë luftë, të predominohet nga idealistët patriotë, ose e thënë ndryshe, nga idealistët e vërtetë të kombit.



Këtë dukuri po e ilustrojmë me faktin se vetëm nga Republika e Shqipërisë londineze kemi rreth 200 vullnetarë, nga radhët e të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovë 30% e tyre, nga që e quanin për nder të quheshin Adem Jasharë. Kjo është arsyeja pse ata iu bashkuan asaj lufte, pa patur as edhe një lidhje me asnjë forcë politike apo politikan shqiptar, përveç se me shpirtin e tyre të idealistit shqiptar. Ata shkuan në Kosovë dhe u reshtuan në radhët e UÇK-së nga që deshën të bëheshin shqiptarë si Adem Jashari, ose të paktën t'i shëmbëllenin sado pak atij, pasi, në atë periudhë që u mblodhën vullnetarët, (para ndërhyrjes së NATO-s), as nuk dihej e as nuk deklarohej se kush ishte në udhëheqie të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të UÇK-së, pasi, kushdo që të merrte guximin e të deklarohej komandant, e dinte se nuk kishte as një vlerë dhe nuk ishte i besueshëm para mitit të Adem Jasharit.



Edhe pse periudha e luftës me armë e Adem Jasharit ishte e shkurtër, ajo ishte shumë impozante dhe pati rjedhoja të rëndësishme për luftën e shqiptarëve, ndaj dhe ai u shndërua në simbol. Adem Jashari, me atë akt heroik, e tronditi Sërbinë; u hoqi shqiptarëve frikën e pathyeshmërisë së Sërbisë, të cilën nuk e kishin bërë as lufta në Bosnjë dhe as ajo në Kroaci; me aktin e tij ai krijoi te pjesa më e shëndoshë e piopullit shqiptar bindjen se lirija Kosovës mund t'i vinte vetëm përmes gjuhës së armëve dhe se lufta e jonë do të shënonte fillimin e fundit të Sërbisë pushtuese e militariste.



Adem Jashari, duke u shndëruar në Simbol i shqiptarizmës së vërtetë, ai i ngacmoi ndjenjat atdhetare të popullit të tij. Ky është funksioni i simbolit kombëtar. Simboli kombëtar vë në lëvizje jo vetëm mendimin e njerëzve, por edhe ata vetë si dhe kohën kur ai del në skenë. Paralel me këto, simboli, njëkohësishtë vë në lëvzje edhe mëkatarët sëbashku me armiqtë, (kalorësin e dytë). Kjo është arsyeja pse rruga që tregojnë simbolet është shumë e vështirë; ndaj dhe jo i gjithë populli imiton simbolin, pasi ka shumë rreziqe, mes veti dhe me armikun. Simboli vë në lëvizje edhe ata që thuhet se rrinë indiferentë, të cilët nuk është e vërtetë se futen më thellë në guaskën e tyre të vetizolimit. Jo, ata bëhen pelivanë, duke përfituar të mira materiale, ose duke u hedhur herë në njërin krah e herë në tjetrin, ose bëjnë propagandë të kamufluar kundër shpëtimtarëve.



Simboli ka avantazhin tjetër, ai lejon që të hyjë shpejtë në veprim kodimi dhe zbërthimi i veprimeve që duhet të kryhen, pavarësishtë se ka edhe disavantazhin, nga që të tregon të vërtetën e ekzistencës së vështirësive dhe të rreziqeve të atyre veprimeve. Por, megjithatë, simboli vë në lëvizje tërë energjitë fizike dhe mendore të kombit, përmes së cilave kombi do t'u afrohet shumë afër zgjidhjeve më adekuate.



Një avantazh tjetër i simbolit kombëtar është se, ai të frymëzon për të zhvilluar imagjinatën për parashikimin e veprimeve të ardhëshme, duke iu afruar sa më shumë zgjidhjes më optimale. Simboli është një udhërrëfyes i përgjithëshëm për një lëvizje të caktuar ose sistem të caktuar shoqëror, i cili jep mënyrën e zgjidhjes të atij problemi apo sistemi, e që bazohet në aplikimin e veçantë të zgjidhjes që simboli rekomandon.



Simboli presupozon ndryshime rrënjësore dhe shumë të mëdha në një gjëndje apo periudhë të caktuar shoqërore, i cili merr një kohë të caktuar për ta realizuar atë ndryshim. Si i tillë, simboli bëhet ushqyes i shpresave dhe i aspiratave për një shoqëri të tërë. Pra, simboli kthehet në kulturë të veçantë, mbi bazën e së cilës, shoqëria, e frymëzuar prej tij, ndryshon të tashmen dhe të ardhmen e vet, duke e zëvendësuar psikollogjinë e popullit me një psikollogji të re; prandaj dhe quhet simbol, sepse ka kuptim të njëjtë për të gjithë pjestarët e shoqërisë, pasi të gjithë ata janë të prirur të kenë të njëjtat parashikime ose karakteristika. Duke patur një ndikim të tillë, simboli ndihmon ta bashkojë popullin, pavarësishtë nga ndryshimet e deri djeshme të tyre në mendësitë politike, ideologjike dhe në besimet fetare.



Autori është ushtarak nga Tirana, ishte pjesëmarrës aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i njohur me pseudonimin Shpëtim Golemi
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi