Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë?

Shko poshtë

Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? Empty Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë?

Mesazh nga Dardania Sun Jun 07, 2015 7:40 pm

Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë? Auto_36331433275819

Të lini çdo gjë për një njeri është e gabuar, por bërja e disa sakrificave për ta bërë marrëdhënien e qëndrueshme është e paevitueshme. Më poshtë mund të gjeni cilat janë gjërat, nga të cilat duhet të jeni të gatshëm për të hequr dorë.
Për çfarë do të ishit gati të sakrifikonit për personin e jetës suaj? Është një pyetje e vështirë, për të cilën ndokush mund të përgjigjej “gjithçka” dhe ndonjë tjetër “asgjë”, por si gjithmonë e vërteta qëndron në mes. Të qenët të dashuruar është diçka e mrekullueshme, arritja e ndërgjegjes se më në fund keni gjetur atë të duhurin/duhurën është një ndjesi e pabesueshme: dhe nëse është e gabuar që të heqim dorë nga gjithçka për të, është po aq e vërtetë se nëse doni që raporti juaj të zgjasë me lumturi, është e nevojshme të sakrifikoni diçka.
Më përpara keni qenë individ dhe tani jeni një skuadër dhe ekzistenca e marrëdhënies në disa raste është më kryesore se çdo gjë tjetër vetjake.
Koha
Do të ketë ende kohë për mikeshat ose miqtë e për pasionet, por ajo do të jetë më e paktë, për të vetmin fakt se dita ka 24 orë dhe partneri juaj duhet të qëndrojë në vend të parë. Çdo herë duhet të vendosni se si të silleni mbi bazën e situatave, por do të ndodhë edhe që të zgjidhni mes personit tuaj të zemrës dhe shoqërisë.
Paratë
Më parë mund të harxhonit çdo qindarkë dhe çdo të ardhur për të kënaqur dëshirat tuaja të vogla e të mëdha. Por tashmë jeni çift. Edhe pse natyrisht nuk është e nevojshme që ta mbuloni me flori dashurinë tuaj, ka shpenzime të tjera të cilave duhet t’i bëni ballë, si dhurata për ditëlindje, përvjetorë, pushime dhe mbrëmje të kaluara së bashku.
Flirtet e “pafajshme”
Flirtimi është argëtues dhe madje mund të jetë një “ilaç” për vetëbesimin. Megjithatë, sapo të lidheni, të fejoheni etj., nëse vazhdoni të flirtoni ose të flisni me ish-ët tuaj, është qartazi mungesë respekti për partnerin/partneren tuaj.
Pavarësia
Një person duhet të jetë i lirë për të marrë vendime vetjake edhe kur është çift. Por kur vendimet u përkasin që të dyve, është e nevojshme që të konsultoheni me partnerin dhe të keni parasysh edhe mendimin e tij.
Privatësia
Një grindje të vogël në familje, problemet ekonomike, tensionet me miken/mikun tuaj më të mirë: natyrisht është e drejta juaj e plotë që ta mbani për vete një informacion. Por ai/ajo juaji/juaja mund të ndihet keq për faktin se i fshihni situata të rëndësishme të jetës suaj dhe mund ta marrë si mungesë besimi.
Liria
Dashuria e vërtetë si fundi i lirisë: një koncept banal dhe një mënyrë shumë sipërfaqësore për të përcaktuar këtë çështje, por në një farë kuptimi, të qenët dy, limiton po ashtu edhe sferën tonë të veprimeve. Kur ishit beqar mund të bënit çfarë të donit pa i thënë askujt, por tashmë për çdo veprim, duhet të mendoni jo vetëm për pasojat në përgjithësi, por edhe ato që bien mbi marrëdhënien në çift.
Egoizmi
Të qenit egoist në një raport çift, le të themi se gati-gati është një gjë e ndaluar, nëse dëshironi që marrëdhënia të funksionojë. Dhënia e gjithë dashurisë së mundshme, nuk është një gjë aspak e keqe, përkundrazi, ajo është dashuri e vërtetë!
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi