Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij

Shko poshtë

Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij Empty Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij

Mesazh nga Dardania Mon Aug 01, 2011 10:04 pm

Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij Ramadan-1280x800-150x150 Çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij
Falenderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka më profetë të tjerë, Muhamedin, familjen e tij shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e kijametit.
Ja ky është muaji i Ramazanit, muaj i mirësive dhe begative. Ju ka ardhur pas një kohe të gjatë, kanë vajtuar për të zemrat dhe janë përmalluar për të shpirtërat e besimtarëve. Ai ka ardhur që ta mbushi tokën me bindje dhe përkushtim.
“Kur vjem muaji i Ramazanit hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit (Zjarrit) dhe prangosen në të djajtë.” Mutefekun alejhi
Ai ka ardhur me mësimet më madhështore për zemrat, ashtu si ka thënë Zoti ynë: “O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni të përkushtuar.” Bekare 183
O ju muslimanë! Juve ju ka ardhur Ramazani për të cilin ka thënë Allahu i Madhëruar: “Çdo punë e birit të Ademit është për të, me përjashtim të Ramazanit, ai është për Mua dhe unë do ta shpërblejë atë.” Mutefekun alejhi
Por çfar është agjërimi? Cili është realiteti i tij? A mos vallë ai është vetëm të larguarit nga ngrënia, pirja dhe mardhëniet seksuale gjatë ditëve të Ramazanit, ndërsa për të tjerat mendon se je i lirë të bësh çtë duash? Nëse do të ishte kështu o muslimanë vërtet agjërimi do të ishte një gjë shumë e lehtë dhe nuk do të kishte merituar ta veçonte Allahu nga adhurimet e tjera.
O ju besimtarë! Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Nuk është agjërim, lënia e ngrënies dhe pirjes, porse agjërim është lënia e fjalëve të kota dhe të pisëta.” Hakim sahih Albani
Gjithashtu Profeti alejhi selam ka thënë: “Ndodh që ndonjë agjërues nuk do të përfitojë nga agjërimi i tij veç etjes dhe uritjes.” Ahmedi sahih Albani
Ndaj të parët tanë për shkak se e kuptuan se çishte në realitet agjërimi kanë thënë: “Agjërimi më i lehtë është largimi nga ngrënia dhe pirja.”
Kush është dobija e Agjërimit nëse njeriu nuk largohet nga veprat e pista dhe poshtërsitë? Ku është dobia e agjërimit nëse njeriu e tepron dhe bën padrejtësira? Ku është dobia e agjërimit të stomakut, kur gjuhët bluajnë nderet e të tjerëve? Jo pasha Allahun, agjërimi është më i lartë se lënia bosh e stomakut!!
Ai është agjërimi i gjuhës, syve, veshëve dhe zemrës.
Por si është agjërimi?

Një: Agjërimi i barkut dhe organeve:
1- Nga haramet: Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: “Nuk ka mish (njeri) që rritet me haram e të mos e meritojë zjarrin.” Tirmidhi sahih Albani. Çfar kuptimi do të kishte që njeriu të pengonte gjatë gjithë ditës veten nga hallalli dhe ta çelte atë më pas me haram?!
2- Nga të dyshimtat: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Kush ruhet nga të dyshimtat ka ruajtur fenë dhe nderin e tij dhe kush bie tek të dyshimtat ka rënë në haram (të ndaluarën).” Mutefekun alejhi
3- Nga shpenzimi dhe shpërdorimi: Allahu i madhëruar thotë: “por mos shpërdoroni (pasurinë tuaj) kot e pa vend si shkapërderdhës. Vërtet që dorëshpuarit shpërdorues janë vëllezër të shejtanit dhe shejtani është vazhdimisht mosmirënjohës e mosfalënderues ndaj Zotit të tij.” Isra 26-27 Po ashtu thotë: “Hani e pini, por mos shpërdoroni me marrëzi e pa masë. Sigurisht që Allahu nuk i do shpërdoruesit.” Araf 31
Dy: Agjërimi i gjuhës:
1- Nga gënjeshtra: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Largohuni nga gënjeshtra sepse gënjeshtra të prin për në prishje dhe prishja të prin për në zjarr.” Mutefekun alejhi. Si mund të mendohet që të gënjejë agjëruesi kur ajo është nga shenjat e hipokrizisë.
2- Nga sharjet dhe ofendimet: Profeti Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Sharja e muslimanit është prishje.” Mutefekun alejhi. Po ashtu ai ka thënë: “Nëse dikush nga ju është duke agjëruar të mos flaës fjalë të ndyra e as të mos shajë, por nëse dikush e ofendon apo e godet, atëhere le ti kthehet duke thënë: Unë jam agjërues.” Mutefekun alejhi
3- Nga mallkimet: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Muslimani nuk është mallkues.” Tirmidhiu sahih Albani. Po ashtu Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Kur dikush mallkon dikënd, mallkimi i tij ngjitet në qiell dhe do ti mbyllen atij dyert e qiellit, pastaj do të zbresë në tokë por edhe dyert e saj do ti mbyllen, kështu ai (mallkimi) do të shkojë sa djathjas e majtas dhe nëse nuk gjen rrugë atëhere shkon për tek ai i cili u drejtua, por nëse ai nuk e meriton atë atëhere kthehet tek ai i cili mallkoi.” Ebu Daud sahih Albani.
4- Nga thashethemet: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet thashethemexhinjtë.” Mutefekun alejhi. Po ashtu Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Njerëzit më të këqinj janë ata të cilët ecin nëpër njerëz duke thënë thashetheme, ata të cilët prishin e ndajnë midis miqve dhe të dashurve).” Ahmedi
5- Nga përgojimi: Allahu i madhëruar ka thënë: “as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit një gjë të tillë.” Huxhurat 12. Njëherë Profeti alejhi salatu ue selam kaloi pranë një mushke të ngordhur dhe i tha shokëve të tij: “Nëse dikush ha nga mishi i kësaj ngordhësire deri sa të ngopet është më mirë se të hajë mishin e muslimanit (d,m,th ta përgojojë).” Ahmedi hasen ligajrihi Shuajb Arrnauti.
6- Nga dëshmia e rreme: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Kush nuk e lë dëshminë e rreme dhe veprimin me të, atëhere Allahu nuk ka nevojë që ai të lëjë ngrënien dhe pirjen.” Buhari
Tre: Agjërimi i syve:
1- Nga shikimi i haramit: Allahu i Madhëruar ka thënë: “Shikimi i haramit është një shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit, kush e lë atë nga frika Ime, do tia zëvendësojë atë me besim kënaqësinë e të cilit do ta shijojë në zemrën e tij.” Taberani sahih Hakim
2- Nga përgjimi: Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave,” Huxhurat 12. Ndërsa Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Nëse dikush përgjonë në shtëpinë e dikujt pa lejen e tyre, u ka dhënë të drejtë atyre tia heqin sytë.” Mutefekun alejhi.
Katër: Agjërimi i veshëve:
1- Nga përgjimi: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Ai i cili dëgjon bisedat e të tjerëve pa pëlqimin e tyre, do ti hidhet dënim në veshët e tij ditën e Gjykimit.” Buhari
2- Nga dëgjimi i përgojimeve: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Ai i cili mbron nderin e vëllait të tijë, do ta ruajë fytyrën e tij Allahu nga zjarri i Xhehenemit ditën e Gjykimit.” Tirmidhi sahih Albani
Pesë: Agjërimi i zemrës:
1- Nga paturpësia: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Turpi është prej besimit dhe besimi shpërblehet me Xhenet, ndërsa paturpësia është prej përbuzjes dhe përbuzja shpërblehet me zjarr.” Ahmed dhe Tirmidhi sahih Albani
2- Nga ashpërsia dhe egërsia: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Allahu është i Butë dhe e do të butën, i dhuron butësisë atë çka nuk ja dhuron ashpërsisë.” Muslimi. Po ashtu transmetohet se Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Nuk është i fortë ai i cili është i furishëm, porse i fortë është ai i cili e përmban veten nda zemërimi (dhe inatosja).” Mutefekun alejhi
3- Nga urrejtja dhe ndarja: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Nuk lejohet për një musliman që ti presë lidhjet me vëllain e tij (musliman), duke mos folur me njëri-tjetrin më shumë se tri ditë, por më i miri i tyre është ai i cili fillon i pari me selam.” Mutefekun alejhi
4- Nga mos dhënia rëndësi të halleve dhe problemeve të muslimanëve: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: ” Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Ai që gjendet në nevojë të vëllait të tij, Allahu do t’i gjendet në nevojën e tij. Ai që e çliron një barrë nga muslimani, Allahu do ta çlirojë nga ai një barrë nga barrat e ahiretit. Ai që e mbulon një musliman (e nuk ia zbulon të metat ose fshehtësitë), Allahu do ta mbulojë atë Ditën e Kijametit.” Mutefekun alejhi
5- Nga kopracia: Allahu thotë në Kur’an: “Dhe kushdo që shpëton nga lakmia vetjake, tamam të këtillët do të jenë ngadhënjimtarët.” Hashër 9. Ndërsa Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Ruajuni koprracisë, sepse koprracia i ka shkatërruar popujt para jush, aq sa dherdhën gjakrat dhe përdhosën nderet.” Muslimi
6- Nga hasedi (smira): Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: ” Nuk mblidhen në zemrën e besimtarit: besimi dhe smira.” Ibën Hiban sahih Albani
7- Nga mendjemadhësia: Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe.” Huxhurat 12. Ndërsa Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Ruajuni paragjykimeve, sepse paragjykimi është biseda më e gënjeshtërt.” Ahmedi sahih Albani.
8- Nga përqeshja dhe përbuzja e muslimanëve: Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Mos të tallet një grup me një grup tjetër! Mbase mund të jetë se i dyti (i talluri) është më i mirë se i pari (tallësi). As (disa) gra të mos tallen me gra të tjera, mbase mund të jetë se të dytat (të tallurat) janë më të mira se të parat (tallëset). ” Huxhurat 11
9- Nga tradhëtia: Allahu i madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, as mos e tradhtoni me dashje amanetin.” Enfal 11. Ndëra Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: ” Nuk ka besim ai i cili nuk e përmbush amanetin.” Ahmedi sahih Albani.
10- Nga emitimi i verbër: Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Mos u bëni lajkatarë e të thoni: Nëse njerëit punojnë mirë dhe ne do të punojmë mirë e nëse ata bëjnë padrejtësi edhe ne do të bëjmë padrejtësi, porse stabilizoini vetet në mënyrë që nëse njerëzit punojnë mirë të punoni mirë dhe nëse bëjnë padrejtësira, të mos silleni si ata.” Tirmidhi
Sahabi i nderuar Xhabir bin Abdulla ka thënë: “Nëse agjëron, le të agjërojë me ty edhe dëgjimi, shikimi dhe gjuha jote nga gënjeshtrat dhe fjalët e ndyra, po nuk duhet që ti dëmtosh komshinjtë. Paisu gjatë këtyre ditëve me seriozitet dhe vetëpërmbajtje dhe bëi që të ndryshojnë ditët e agjërimit nga ditët e zakonshme.
Imam Ibën Rexheb –Allahu e mëshiroftë ka thënë:- “E fshehta e gjithë kësaj është se njeriu nuk mund të afrohet ke Allahu me lënien e atyre që Ai i ka lejuar, vetëm se pasi që ai të jetë larguar nga ato që Ai ka ndaluar, kështu që ai i cili vepron të ndaluarat e Tij, më pas afrohet tek Ai me lënien e atyre që ai i ka lejuar, është njësoj si ai nuk vepron farzet (veprat e detyruara) dhe kërkon të afrohet tek Allahu me nafilet (veprat vullnetare).”
Transmetohet se Hasan el Basrij –Allahu e mëshiroftë- një herë në muajin e Ramazanit kaloi praën një grupi njerëzish të cilët po qeshnin me të madhe, u drejtua nga ata dhe u tha: “Allahu i Madhëruar e ka bërë muajin e Ramazanit arenë garimi për në të mira për robërit e Tij, kështu disa shpejtuan dhe fituan, ndërsa disa ngelën mbrapa dhe humbën. Vërtet shumë i habitshëm është fakti se si mund të qeshë e të lozi dikush në ditët në të cilat kanë fituar ata që kanë shpejtuar dhe kanë humbura ata që kanë ngelur mbrapa! Pasha Allahun ditën kur të zbulohet perdja (të bëhet Kijameti), çdo vepërmirë do të angazhohet me veprat e tij dhe çdo vepër keq po ashtu. Sido që të jetë gëzimi që është duke ardhur të bën të mos kesh koh për të lozur dhe sido që të jetë e keqja që duhet të largosh, nuk ka dyshim se nuk do të lëjë kohë që të qeshësh.”
Së fundi: Vëlla dhe ti o motër agjërues, nuk ka dyshim se agjërimi është lehtësim dhe jo vështirësi, bamirësi dhe jo shthurje. Agjërimi është sistem i përsosur për edukimin dhe vendosmërinë e vetes në bindje dhe largimin nga kotësitë dhe gjynahet.
Ky është realiteti i agjërimit ….atëhere kush prej nesh po e përgatit veten që ta agjërojë Ramazanin në këtë formë dhe kush nga ne po i përmbahet kësaj edukate?
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi